Një apartament në katin e tetë të një pallati në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë, është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në apartamentet përreth. Operacioni ka qenë i vështirë për shkak të lartësisë.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë kanë qenë të konsiderueshme.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa pritet që ekspertët të kryejnë verifikimet përkatëse për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Nga perspektiva e sigurimeve mund të thuhet se nëse apartamenti do të kishte një sigurim bazë të apartamentit, i cili përfshin sigurimin nga zjarri, për 100 m2 apartament në Vlorë, për të siguruar 15 milionë lekë si shumë maksimale të mbulimit do të kushtonte vetëm 7.5 mijë lekë në vit.
Përfitimet 1 me 200 mijë. Me vetëm 7.5 mijë lekë sigurim nga zjarri në vit, sipas kushteve kontratuale, në rast të një demi 15 milionë leke, 90% e tij, 13.5 milionë lekë, shpërblehen nga siguruesi brenda 14 ditëve.
Në sigal.al sigurimi i banesës kryhet online.




