Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip fuoristradë është përplasur me forcë nga pas me një kamionçinë.
Si pasojë e goditjes së fortë, dy personat që udhëtonin në fuoristradë kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Lushnjës.
Çfarë duhet ditur nga perspektiva e siguruesve?
Sigurimi TPL i mjetit shkaktar të aksidentit, në rastin e kamionçinës, paguan dëmet materiale dhe shëndetësore të mjetit të goditur nga pas, foristradës.
TPL-ja e një kamioni dëmshpërblen deri në 1.5 milionë euro.




