13.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti janar-shkurt 2023, AMF: Tregu i sigurimeve i orientuar tek Jo-Jeta

Raporti janar-shkurt 2023, AMF: Tregu i sigurimeve i orientuar tek Jo-Jeta

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi ditën e sotme raportin mbi ecurinë e zhvillimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri për muajin janar-shkurt 2023.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-shkurt 2023 kapën vlerën 3,297 milionë lekë, ose 19.07% më shumë se në janar-shkurt 2022.

Gjatë muajit janar-shkurt 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 187,030  me një rritje prej 13.06% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.59% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 8.41%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 43.48% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 56.52% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-shkurt 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 1,080 milionë lekë, ose 27.76% më shumë se në muajin  janar-shkurt 2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për muajin  janar-shkurt 2023 kapën vlerën 752 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 20.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,863 milionë lekë, ose 8.38% më shumë se në muajin  janar-shkurt 2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin  janar-shkurt 2023, pati një rritje prej 7.48% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 8.52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në muajin  janar-shkurt 2023 pati një rritje prej 14.61% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 79.98% krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin  janar-shkurt 2023, pati një rritje 3.05% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 7.48%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,433 milionë lekë, 36.60% më shumë se në muajin  janar-shkurt 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ulje me 0.86% krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, patën një rritje me 36.97%  kundrejt muajit janar-shkurt 2022.

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-shkurt 2023 arritën rreth 1,433 milionë lekë, 36.60% më shumë se në muajin  janar-shkurt 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ulje me 0.86% krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, patën një rritje me 36.97%  kundrejt muajit janar-shkurt 2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-shkurt 2023 siguruan mbi 695 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 55.45%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 33.48% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-shkurt 2023, vihet re një rritje prej 53.23% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 9.10% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin  janar-shkurt 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-shkurt 2023, arritën në rreth 220 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 3.00% në krahasim me muajin  janar-shkurt 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-shkurt 2023, arritën rreth 277 milionë lekë, ose 35.50% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-shkurt 2023 u rriten me 27.76% krahasuar me janar-shkurt 2022.

Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 752 milionë lekë, apo 69.67% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat