11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreRaketat ruse lënë Kievin pa ujë e drita, Moska: Nuk i kemi...

Raketat ruse lënë Kievin pa ujë e drita, Moska: Nuk i kemi hedhur ne, janë forcat ukrainase

Kryeqyteti i Ukrainës ka mbetur pa energji elektrike dhe pa ujë si pasojë e sulmeve ruse. Banorët e Kievit e kanë kaluar natën nën temperatura nën zero, ndërsa Rusia mohon të ketë lidhje me sulmet në kryeqytet.

Kievi vijo të vuajë nga mungesa e energjisë elektrike, të shkaktuar nga sulmet e fundit të Rusisë nga ajri.

Kryeqyteti ukrainas mbetet me furnizim të kufizuar të energjisë, pas sulmeve të 23 nëntorit.

Bashkia e Kievit tha se rreth 60% e qytetit është pa energji elektrike.

Banorët e kaluan mbrëmjen e së enjtes në temperatura disa gradë celsius nën zero.

Krahas energjisë elektrike, qytetarët vuajnë edhe mungesën për ujë.

Si pasojë e sulmeve të fundit ruse është shkatërruar infrastruktura e ujësjellësve.
Bashkia tha se po punonte për rikthimin e ujit dhe dritave.

Ushtria ukrainase akuzoi forcat ruse se kanë gjuajtur rreth 70 raketa, të gjithë vendin të mërkurën.

Dhjetë persona ngelën të vdekur.

Ministria e Jashtme ruse, mohoi të ketë goditur ndonjë objektiv brenda Kievit dhe tha se dëmet në kryeqytet ishin rezultat i sistemeve të mbrojtjes ajrore ukrainase, dhe të huaja.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat