19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPushime falas vitin tjetër/ Dëmshpërblehen turistët që përjetuan tmerrin e zjarreve në...

Pushime falas vitin tjetër/ Dëmshpërblehen turistët që përjetuan tmerrin e zjarreve në Rodos

Turistëve që iu shkatërruan pushimet në Rodos për shkak të zjarreve masive do të dëmshpërblehen vitin tjetër me pushime falas.

“Qeveria greke, në bashkëpunim me autoritetet lokale, do të ofrojë një javë pushim falas në Rodos në pranverën ose vjeshtën e ardhshme për të gjithë ata që e humbën atë për shkak të zjarreve”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis për kanalin britanik ITV.

Greqia është një vend i sigurt, ishte mesazhi i kryeministrit, sipas mediave greke, ndërsa sqaroi se turistët që dëshirojnë ta bëjnë këtë do të mund të kthehen në Rodos vitin e ardhshëm në pranverë për të shijuar ishullin dhe bukuritë e tij.

LEXO EDHE: FOTO – Një plagë si e kuqja e gjakut që e ndan në dysh/ Si duket Rodos nga satelitët

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat