13.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleKëshillaFrutat me përmbajtjen më të ulët të sheqerit

Frutat me përmbajtjen më të ulët të sheqerit

Të gjithë e dimë se frutat kanë sheqer. Mund të mos jetë aq i dëmshëm sa ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara, por na ngarkon me kalori, veçanërisht nëse jemi mësuar të konsumojmë në sasi të mëdha.

Mirëpo, ka disa fruta që përmbajnë një sasi të vogël sheqeri dhe për këtë arsye mund t’i konsumojmë pa pasur frikë.

Kumbulla
Kumbullat kanë 9 gr. sheqer për 100 gr. fruta.

Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë një nga frutat më të lehta, për sa i përket kalorive. Në 100 gr përmbajnë vetëm 4 gr. sheqer. I njëjti raport gjendet edhe te boronicat.

Manaferrat
Sasia e rekomanduar ditore është 50 gr. që ka një përmbajtje prej 4,5 gr. sheqer.

Kajsia
Kajsia për 65 gr ka 5,85 gr sheqer për racion. Ndaj, nëse gjatë kësaj periudhe jeni duke ngrënë kajsi me… kilogram, ndoshta duhet t’i zvogëloni pak sasitë.

Limoni
Ne as nuk kishim nevojë ta vendosnim këtë në listë pasi limoni është fruti më i thartë. Nëse nuk i shtojmë sheqer, siç bëjmë zakonisht, ka një përmbajtje prej vetëm 2 gr sheqer për 100 gr.

Frutat e mëposhtme kanë një përmbajtje më të lartë të sheqerit:

Rrushi i bardhë: 16 g sheqer/100 g fruta

Fiku: 13 g sheqer/100 g fruta

Banane: 15.6 g sheqer/ 100 gr.

Hurma: 64,7 g. sheqer /100g fruta

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat