26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse të vrisni mendjen kur të dilni në pension? Anëtarësohuni në SIGAL...

Pse të vrisni mendjen kur të dilni në pension? Anëtarësohuni në SIGAL UNIQA Fond Pensioni dhe ruani standartin aktual të jetesës

Çdo vit në Shqipëri rreth 15 mijë njerëz dalin nga mosha e punës, për të marrë emrin apo statusin pensionist. Numri i këtyre të fundit po rritet, ndërsa njerëzit që janë në moshë aktive po ulet me ritëm më të shpejtë.

Dy janë faktorët kryesorë, largimi jashtë vendit dhe zgjedhja për të lindur pak fëmijë dhe në moshë madhore. Kjo sjellje po tkurr popullatën aktive për punë me 30 deri në 40 mijë njerëz në vit.

Në vitin 1990, mosha mbi 65 vjeç zinte vetëm 5.5% të numrit të përgjithëm të popullsisë. Sot, gjenerata e të moshuarve zë 16% të totalit dhe me zhvillimet demografike, pritet që në vitin 2050, numri i tyre të jetë sa çereku i popullsisë.

Plakja e Shqipërisë po pason atë që nisi më herët në kontinent, e që u quajt plakja e shpejtë e Europës, duke goditur në këtë mënyrë skemën tradicionale të pensioneve.

Duke u mbështetur në skenarët e projeksionit të popullisisë, del se sot jemi në skenarin më të ulët dhe popullisa do të ulet ndjeshëm në 2030-ën dhe aq më tepër popullsia në moshë pune. Kjo do krijojë vështirësi reale për mbulimin e pensioneve.

LEXO EDHE: “Kontribuesit po shterojnë”, plakja e popullsisë dhe emigracioni rrisin presionin ndaj pensioneve

PENSIONET VULLNETARE

Pensioni Vullnetar si pjesë e njohur e sistemit ndërkombëtar të pensioneve, është krijuar për faktin se sistemet e zakonshme shtetërore të pensioneve nuk u sigurojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme kur arrijnë moshën e pensionit.

Çdokush prej nesh dëshiron që të ketë të njëjtën cilësi jete gjatë pensionit ashtu si përpara daljes në pension. Por a e mundëson pensioni shtetëror diçka të tillë? A nuk do ishte mirë të kishim dy pensione, një shtetëror dhe një privat, siç ndodh kudo në Europë?

Sigurisht! Dhe për këtë ju nevojitet një partner i madh dhe i besueshëm.

Fondi i Pensioneve Vullnetare në Shqipëri që plotëson këto standarte është padyshim “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, pjesë e gjigandit të sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria.

Përfitimet nga skema individuale

  • Filloni të kontribuoni qoftë edhe me vetëm 1,000 lekë në muaj;
  • Personalizojeni llogarinë tuaj duke kontribuar sipas dëshirës ose të udhëzuar nga këshilltarët e Fondit;
  • Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
  • Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
  • Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
  • Mund të përfitoni pensionin vullnetar 5 vjet para moshës zyrtare të daljes në pension;
  • Investimet në fond janë të përjashtuara nga tatimi mbi interesin dhe të ardhurat nga kapitali;
  • Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
  • Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
  • Transparencë e plotë;

Anëtarët pajisen me një “username” dhe “password” të cilat mund ti përdorin në çdo moment për të kontrolluar llogarinë e tyre personale online. Në këtë llogari paraqiten të gjitha kontributet e kryera, norma e kthimit të fondit dhe informacione të tjera;

  • Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

Përfitimet për Biznesin

  • Pjesë e politikave të burimeve njerëzore, duke e diferencuar biznesin nga bizneset e tjera konkurrente;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij, vlerësohen si shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250,000 lekë dhe kjo shumë vlerësohet si shpenzim i zbritshëm, për qëllime të tatimit mbi fitimin të punëdhënësit;
  • Punëdhënësi përcakton në kontratë “periudhë kushtëzimi”, periudhë për të cilën punonjësi duhet të punojë në kompani në mënyrë që të mund të përfitojë këtë benefit të punëdhënësit.
  • Ulje e largimit të punonjësve;
  • Punonjës më të motivuar dhe produktivë.

Bonuse për klientët

Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

Për tu anëtarësuar në fondin më të madh në Shqipëri, kontaktoni në:

✉️ [email protected]

☎️ +355 44511666

🌐 https://fondisigal.com.al/

SIGAL UNIQA Fond Pensioni, kujdesemi për pleqërinë tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat