10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse në pallatet e vjetra zjarri përhapet më ngadalë

Pse në pallatet e vjetra zjarri përhapet më ngadalë

Nga banesa e katit të pestë që u dogj në rrugën “Ferit Xhajko” nuk ka mbetur thuajse asgjë. Zjarri që e përfshiu në orët e pas mesnatës për fat të keq asfiksoi 57 vjeçarin Ramazan Duka, që i vetëm në banesën me qira, nuk arriti të shpëtonte dot.

Por ndonëse në katin e fundit gjenden edhe dy shtëpi të tjera, njëra në krah dhe tjetra përballë, zjarri nuk është përhapur në kat.

Këtë “fat të mirë” banorët ia atribuojnë strukturës dhe materialit të ndërtimit të pallatit.

“Ky është pallat i vjetër dhe po të vësh re që nga jashtë, duket që është i gjithi i ndërtuar me tulla. Ky lloj ndërtimi ka ndihmuar që flakët të mos përçohen në banesat e tjera.

Nëse do ishte i ndërtuar me polesterol, siç po ndërtohen shumica e pallateve tani në Tiranë, jo vetëm kati i fundit por rrezikohej që flaka të zbriste edhe në katet më poshtë dhe më pas në gjithë fasadën”,thotë njëri nga banorët për Gazetasi.al.

Në një mendje me ta është dhe Gëzim Beqaj nga Shoqata e Inxhinierëve.

Ai thekson për Gazetasi.al se konstatimi i banorëve është i saktë dhe se është pikërisht jo vetëm tulla si material që vetëshuhet dhe ndalon përhapjen e zjarrit por edhe struktura e organizimit të pallatit.

Në pallatet e rinj, sipas tij, një ndër arsyet pse shuarja e zjarrit është e vështirë është vendosja e materialit termik midis murit dhe pllakës, ku uji nuk mund të depërtojë. Sigurisht, përpos mungesës së sistemit të zjarrit në ndërtesë.

Fakti që ky pallat është ndërtuar më herët dhe veshja nuk ka qenë me polesterol, lesh guri apo korpanel që prodhohet nga lëkura e pemëve, i ka ardhur në ndihmë banorëve të tjerë.

Fqinjët tregojnë se nuk e kishin kuptuar që kishte rënë zjarr derisa në orët e para të mëngjesit kanë dëgjuar sirenat e zjarrëfikëses dhe policisë. Pallati nuk ka sistem anti-zjarr dhe nuk e dinë nëse hyrja e djegur ishte e siguruar nga zjarri.

Nuk kemi ndjerë as aromën e zjarrit dhe as zhurmë të ndonjë bombule gazi që mund të na alarmonte. Zjarri sipas policisë dyshohet që ka nisur rreth orës tre të mëngjesit.

Ne u zgjuam pak kohë më vonë pasi dëgjuam zjarrfikësen. Ndonëse punuan shumë për të shuar flakët, nuk arritën që dhomat e tjera të banesës të shpëtonin pa u djegur”, rrëfejnë ata.

Dukuri të ngjashme më herët kanë dëshmuar që polesteroli është një material që jo vetëm nuk kufizon zjarrin por edhe ndihmon në përhapjen e tij.

Një rast i tillë ishte dhe djegia masive e një pallati të ri në shtator, që nxiti debate për standardin e ndërtimit dhe nëse ishin zbatuar si duhet rregullat.

Kujtojmë që pesë katet e fundit të pallatit në zonën e ish-parkut të Autobusëve u dogjën tërësisht për shkak të veshjes me polesterol ndërsa fasada ngjitur e pallatit, e veshur me pllakë, nuk u prek nga zjarri.

Alibia që qarkullon mes bisedave të banorëve, mbi shkakun e zjarrit, është ndonjë pajisje elektrike që mund të jetë harruar natën në prizë.

Nuk e dimë saktësisht se çfarë mund ta ketë shkaktuar por mendojmë që mund të ketë harruar ndonjë pajisje ndezur. Këtë version dha edhe policia por nuk kanë përfunduar ende hetimet ndaj po presim të marrim vesh ndonjë gjë më shumë më tej.

Pajisja mund të jetë djegur dhe më pas ka marrë flakë çdo gjë përreth. Ishte një proces shumë i shpejtë në një hark të shkurtër kohor dhe e gjithë shtëpia është bërë shkrumb e hi. Nuk hamendësoj dot se çfarë pajisjeje. Mbase ka qenë dhe ndonjë batanije me ngrohëse”.

Nëse ngjit katin e fundit për të shkuar drejt banesës së djegur, verën se tavani, dikur në një ngjyrë rozë të dalë boje, është i gjithi në ngjyrë të zezë për shkak të flakëve dhe tymit. Njësoj edhe një pjesë e mureve anësore.

Gjithë çfarë ka mbetur janë dritaret me xhamat e thyer dhe një palë rroba, ende të ndera jashtë…dhe fqinjët që i gëzohen faktit se shpëtuan për shkak se jetojnë në një pallat të vjetër.

SA SHUMË NEVOJË KEMI PËR TË QENË TË SIGURUAR

Vetëm në Tiranë, digjen çdo vit qindra banesa. Për këtë arsye kemi apeluar në vazhdimësi tek qytetarët dhe bizneset që ti shohin siguracionet si e vetmja mundësi që çdo barrë financiare e ardhur nga të tilla ngjarje të kalojë te kompania e sigurimit.

Për më tepër që çmimi që duhet paguar për sigurimin e shtëpisë apo biznesit është shumë modest teksa nis nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

DËMET QË MBULON SIGURIMI I PRONËS

Sigurimi i Pronës mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

SIGURIMET MUNDËSOJNË NJË QYTETAR ME DINJITET DHE TË PAVARUR

Sigurimet e bënjë individin shumë të fuqishëm dhe të pavarur. Sepse, ekzistenca e një kontrate sigurimi është shumë më e fuqishme se çdo kontratë tjetër.

E nënshkruar nga të dyja palët ajo gjithmonë do të japë zgjidhje, duke mos e detyruar qytetarin të endet zyrave të institucioneve për të kërkuar ndihmë.

Bota sot është kaq e zhvilluar, kaq e qytetëruar edhe për faktin se sigurimet kanë qenë gjithmonë mburoja e këtyre tregjeve, mburoja e të gjithë pasurive.

Sepse sigurimet janë mekanizmi që rikthen çdo pasuri në gjendjen e mëparshme, pavarësisht vlerës që mund të ketë dëmi.

A jeni gati për ta blerë?  

Shumë e thjeshtë! Online në www.sigal.com.al ose në çdo zyrë SIGAL UNIQA në qytetin tuaj.

Për çdo pyetje apo paqartësi, shkruani tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat