12.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreProtesta të dhunshme në Francë, i vihet flaka Bashkisë së Bordosë

Protesta të dhunshme në Francë, i vihet flaka Bashkisë së Bordosë

Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri mbrëmjen e djeshme, pasi një valë e madhe protestash shpërtheu në gjithë vendin, pas vendimit të qeverisë për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të gjithë Francën të enjten, me 119,000 në Paris, sipas shifrave nga Ministria e Brendshme. Policia hodhi gaz lotsjellës ndaj protestuesve në kryeqytet dhe 80 persona u arrestuan në të gjithë vendin.

Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta të mëtejshme të martën e ardhshme, e cila do të përkonte me vizitën shtetërore të mbretit Charles III në vend.

Nuk ishte e qartë se kush ishte përgjegjës për zjarrin, i cili u shua shpejt nga zjarrfikësit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat