16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreProtesta të dhunshme në fabrikën e IPhone, punonjësit përleshen dhe thyejnë kamerat...

Protesta të dhunshme në fabrikën e IPhone, punonjësit përleshen dhe thyejnë kamerat e sigurisë

Protesta të shumta janë zhvilluar ditën e sotme në Kinë. Protestat kanë shpërthyer në fabrikën më të madhe në botë të IPhone, shkruan BBC.

“Mbroni të drejtat tona! Mbroni të drejtat tona!”, janë thirrjet e punonjësve, ku disa prej tyre thyejnë kamerat e sigurisë ndërsa të tjerë thyejnë xhamat me shkopinj.

Një punonjës, i cili kohët e fundit filloi të punojë në uzinën e Zhengzhou, tha për korrespondentët e BBC se po protestonin për shkak se Foxconn kishte “ndryshuar kontratën që kishin premtuar”.

Kujtojmë se në fund të tetorit shumë punëtorë u larguan nga uzina për shkak të rritjes së rasteve të Covid dhe akuzave për trajtim të keq të stafit. Momentet e largimit të tyre u publikuan në mediat sociale ndërsa hipnin me kamionë për në vendlindjet e tyre në provincën qendrore kineze.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat