12.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNën ujë mijëra hektarë tokë, Shkodra vijon të mbetet e përmbytur

Nën ujë mijëra hektarë tokë, Shkodra vijon të mbetet e përmbytur

Bashkia e Shkodrës ka bërë mëngjesin e kësaj të mërkure, ora 08.00, përditësimin e fundit të situatës me përmbytjet, ku bëhet me dije se janë ende nën ujë 1,435 hektarë. Po ashtu, janë 16 familje të evakuara, në total 70 persona.

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  2. Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
  3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht:

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

Lagja nr. 1,  1 familje ( 5 përsona)

43 persona jane te akomoduar ne konvikte.

1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat