15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZyrtarisht Shqipëria me autostrada deri në 130 km/orë. Zgjatja e patentës deri...

Zyrtarisht Shqipëria me autostrada deri në 130 km/orë. Zgjatja e patentës deri në 70 vjeç

Zyrtarisht shpejtësia e lejuar në autostradat shqiptare vendoset deri në 130 km/orë. Me asnjë votë kundër u miratua në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin këtë të martë vendimi për ndryshimin e shpejtësisë në autostrada.

Ky vendim ishte  një ndër pikat e propozuara për ndryshim në Kodin Rrugor nga një grup deputetësh të Partisë Demoktratike.

Shpejtësia e lejuar në autostrada deri më sot ka qenë në kufirin 110 km/orë.

Sipas deputetëve por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore në komision, autostradat në Shqipëri i kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në këtë nivel shpejtësie.

Për qytetarët deri në 70 vjeç do t’u lejohet mbajtja e patentës. Ky vendim bëri që kohëzgjatja të ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70 vjeç.

Ndër vendimet e tjera të miratuara në këtë komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave. Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patent të huaj të mos i hiqet e drejta për të mbajtur dhe atë të vendit të lindjes.

LEXO EDHETetor 2022/ 84 aksidentet rrugore dhe 105 të vrarë dhe të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat