23.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetProblemet me shikimin shqetësim për fëmijët/ Prindër, si të shpenzoni më pak...

Problemet me shikimin shqetësim për fëmijët/ Prindër, si të shpenzoni më pak e të përfitoni më shumë

Përdorimi i mjeteve elektronike nga fëmijët, ka ngritur alarmin nga mjekët okulistë mbi dëmet serioze që mund t’i shkaktohen shikimit të fëmijëve.

Ndaj mjekët u bëjnë apel prindërve që të tregojnë kujdes dhe të mos i lejojnë ata të përdorin pajisje elektronike pa kriter apo para moshës 10-vjeçare.

Ka filluar të rritet numri i personave që kanë nevojë për t’u korrigjuar me syze. Gjithmonë u rekomandojmë edhe prindërve të kenë kujdes në mirëmbajtjen e syzeve, kur përdorin celularë të pastrojnë ekranet, që të jenë të pastra dhe të kenë një dritë gri, por sigurisht kryesorja është që të kufizohet përdorimi i tyre,” shprehet për RTSH mjekja okuliste Eva Koça.

Për të dalluar nëse një fëmijë ka probleme me shikimin, mjekja shpjegon disa nga shenjat për të cilat duhet të shqetësohemi pasi ato shfaqen.

Kontrolli i parë mund të nisë në moshë të hershme që 6-muajsh. Kur prindi vë re që syri i fëmijës zhvendoset ose ka një lloj lëvizjeje që nuk përqendrohet, mund ta sjellin te mjeku specialist dhe ne do të depistojmë qoftë syrin dembel, qoftë strabizmin që në moshë të hershme. Më vonë, rreth moshës 2-vjeçare, kur fëmija është pak më i rritur, përsëri duhen vënë re ndryshimet në lëvizjen e syrit, kur fëmija ul kokën më shumë, fërkon sytë“.

Pavarësisht faktit se ka një ndërgjegjësim në rritje nga ana e prindërve, sërish ka fëmijë që kalojnë orë të zgjatura përpara mjeteve elektronike.

KARTA E KUJDESIT SHËNDETËSOR NGA SIGAL UNIQA

Për t’ju ardhur në ndihmë prindërve në të tilla raste mendon SIGAL UNIQA Group Austria, e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri që ofron Kartën e Kujdesit Shëndetësor, i cili përveç shërbimit “TeleShëndet”, mundëson edhe një sërë vizitash dhe ekzaminimesh në spitalet dhe klinikat më të mira në vend.

Nëse doni që fëmija dhe familja juaj të ketë mbulimin e duhur shëndetësor, “Karta e Kujdesit Shëndetësor” nga SIGAL UNIQA do të ishte zgjidhja ideale.

Merrni më shumë informacione KËTU

Për të marrë një ofertë, shkruani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat