16.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPlani i qeverisë/ Pagesat elektronike do të zëvendësojnë blerjet me lekë në...

Plani i qeverisë/ Pagesat elektronike do të zëvendësojnë blerjet me lekë në dorë

Pagesat elektronike do të zëvendësojnë blerjet me lekë në dorë. Ky është plani Qeverisë me Bankat, i cili do të bëjë të mundur që të gjitha shtresat e shoqërisë të përfshihen në këtë skemë gradualisht.

Tashmë mund të themi që pagesat me bankë gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e përditshmërisë së shqiptarëve, konkretisht volumet e pagesave me kartë janë rritur ndjeshëm sidomos në 5-vjeçarin fundit”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se po punohet për sa me pak cash ne ekonomi, si dhe që çdo shërbim në portalin e-Albania të paguhet përmes sistemit bankar.

Përdorimi i parave në formë elektronike është një formë e mirë që lufton informalitetin, por nga ana tjetër mungesa e mjeteve dhe edukimit kërkon kohë dhe kosto shtesë drejt kësaj rruge.

Zhvillimi me hapa të shpejtë i teknologjisë dhe përdorimi masiv i internetit ndryshoi edhe sjelljen e bizneseve shqiptare përballë klientëve.

Kalimi i shpejtë nga blerjet tradicionale në dyqanet fizike drejt atyre përmes një celulari apo laptopi do të kërkonte shumë vite në një situatë normale. Por për shkak të pandemisë COVID-19, sot, shumë biznese e kanë kthyer në formën më të përhapur të shitjes së produkteve.

Nismëtare e kësaj risie për tregun e sigurimeve ishte kompania më e madhe e kësaj industrie në vend, SIGAL UNIQA Group Austria, e cila tashmë mundëson që siguracioni që të nevojitet të mund ta blesh online, pa qenë nevoja të shkoni në një zyrë të kompanisë.

Ju ka mbaruar siguracioni i makinës? Doni të rinovoni sigurimin e shtëpisë? Doni të shkoni me pushime jashtë Shqipërisë dhe duhet të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim”? Po vini me pushime në Shqipëri dhe nuk doni të prisni në rradhë për policën kufitare? Hyni tani www.sigal.com.al  ku ju pret një gamë e konsiderueshme produktesh që mund të blihen ONLINE, thjesht, shpejt dhe sigurt.

Gjithashtu, SIGAL ONLINE ju ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

Edhe Fondi i Pensioneve Vullnetare SIGAL, pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, ofron mundësinë që në rast se dëshironi të kontribuoni për një pension të dytë në pleqëri, nuk e keni më të nevojshme të paraqiteni në një zyrë fizike për tu anëtarësuar.

Duke vizituar websiten-n e Fondit SIGAL dhe duke klikuar në linkun: https://fondisigal.com.al/anetaresohu/ ju mund të aksesoni plotësimin online të formularit të anëtarësimit. Kjo ju kursen kohë dhe para.

Për SIGAL UNIQA klienti është i pari ndaj është gjithmonë në kërkim të mundësive të reja, të cilat ua bëjnë jetën më të lehtë.

LEXO EDHE: Profesionalë, novatorë dhe të përgjegjshëm, SIGAL UNIQA mbetet në krye të tregut të sigurimeve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat