21.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet2,3 miliardë euro asete/ 1 në 3 maqedonas ka një fond pensioni....

2,3 miliardë euro asete/ 1 në 3 maqedonas ka një fond pensioni. Shqipëria ende shumë mbrapa

Asetet neto të menaxhuara nga tre fondet e pensioneve në Maqedoninë e Veriut arritën në 143,7 miliardë denarë (2,3 miliardë euro) në fund të marsit, 1,9% më shumë krahasuar me fundin e shkurtit, tregojnë të dhënat zyrtare.

KB Prv Otvoren Zadolzitelen Penziski Fond (KBPz) renditet e para me 70,9 miliardë denarë, e ndjekur nga Sava Penziski Fond (SAVAz) me 62,9 miliardë denarë dhe Triglav Otvoren Zadolzitelen Penziski Fond me miliardë 9,9 miliardë denarë, raporton Agjencia e Mbikëqyrjes së Pensioneve.

Në fund të marsit, KBPz numëron 278,684 klientë, SAVAz 259,530 dhe TRIGLAVz 59,296 duke bërë që në total numri i tyre të arrijë në 597,510.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ka një popullsi prej 1.8 milionë banorësh.

Ndërkohë, Shqipëria, me një popullsi prej rreth 3 milionë banorësh, në fund të vitit 2023 kishte në fondet e pensioneve private vetëm 38,180 anëtarë dhe rreth 66 milionë euro asete.

Kjo situatë bën që sot, Maqedonia e Veriut të ketë një pension më të lartë se Shqipëria (mbi 278 Euro), mbi 2,3 miliardë Euro asete duke ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik të vendit (rrugë, shkolla, aeroporte etj).

LEXO EDHE: Kriza e Pensioneve – Ja si e zgjidhi Europa!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat