13.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiPerspektiva ekonomike globale mbetet e brishtë, Evropa “çudit” ekspertët me qëndrueshmërinë

Perspektiva ekonomike globale mbetet e brishtë, Evropa “çudit” ekspertët me qëndrueshmërinë

Rritja e normave të interesit dhe lufta mes Rusisë dhe Ukrainës do të bëhën shkak i një dobësimi të mundshëm të ekonomisë evropiane përgjatë 2023.

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi në fillim të javës se pritet që rritja globale të ngadalësohet nga 3.4% në 2022 në 2.9% në 2023. Por gjithsesi në muajin tetor parashikimi i rritjes ekonomike ishte më i ulët në 2.7%.

Përmirësimi i prespektivës pasqyron rihapjen e ekonomisë së Kinës, për të cilën FMN tha se hap rrugën për një rikthim të shpejtë të aktiviteteve. Gjithashtu u përmend edhe elasticiteti i papritur në shumë ekonomi në gjysmën e dytë të 2022, si dhe përmirësimi i kushteve financiare globale pasi inflacioni nisi të lehtësohet.

Të dhënat zyrtare treguan se ekonomia e Evropës arriti të shënonte rritje në tremujorin e 4 të vitit që lamë pas. Rritja e PBB-së në të gjithë vendet që përdorin monedhën euro ishte 0.1% krahasuar me tremujorin e tretë të 2022, duke lehtësuar frikën e një recesioni të mundshëm. Norma vjetore e rritjes për vitin 2022 ishte 3.5%, më e fortë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kina.

Bankat qendrore do të duhet të vazhdojnë fushatën e tyre agresive për të reduktuar inflacionin e lartë, i cili do të konsistojë në një ngadalësim të aktivitetit ekonomik. Nëntë nga dhjetë ekonomi të përparuara ka të ngjarë të ngadalësohen.

Në Shtetet e Bashkuara, rritja pritet të ngadalësohet nga 2% në 2022 në 1.4% në 2023. Evropa, ekonomia e së cilës është treguar çuditërisht e qëndrueshme pavarësisht krizës energjetike të rajonit, pjesërisht për shkak të një dimri të butë deri tani, parashikohet të ketë rritje mes 20 vendeve që përdorin euron bie nga 3.5% në 0.7%.

Mbretëria e Bashkuar pritet të pësojë një tkurrje prej 0.6%. Normat më të larta të interesit dhe besimi i ulët i konsumatorit po dëshpërojnë aktivitetin në sektorin dominues të shërbimeve, ndërkohë që sektori publik është goditur nga vala më e keqe e grevave.

Pekini i dha fund politikës së tij të rreptë “zero Covid” në fund të vitit të kaluar, duke rihapur kufijtë e tij dhe duke u larguar nga karantina e ashpër dhe politikat e testimit që kishin penguar rritjen në ekonominë e dytë më të madhe në botë. Zgjerimi i tij prej 3% në vitin 2022 ishte një nga performancat më të këqija të vendit në dekada.

FMN tani parashikon se rritja në Kinë do të kthehet në 5.2% këtë vit, dukshëm më e lartë se vlerësimi i saj i mëparshëm.

Inflacioni global parashikohet të zbutet nga FMN nga 8.8% në 2022 në 6.6% në 2023 dhe 4.3% në 2024. Para pandemisë ishte afër 3.5%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat