5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërse është Sigurimi një domosdoshmëri për të gjithë/ Nëse e çmoni atë...

Përse është Sigurimi një domosdoshmëri për të gjithë/ Nëse e çmoni atë çfarë keni, sigurojeni me SIGAL

A jeni të siguruar? A keni menduar ndonjëherë nëse sigurimi apo të jesh i siguruar është një domosdoshmëri? Dhe nëse po, a e kuptoni se për çfarë jeni të mbuluar? A e kuptoni se çfarë janë sigurimet?

Përgjigjet e thjeshta për pyetjet e mësipërme janë:

a) Po, ju keni nevojë të jeni të siguruar dhe për mbulimin me sigurim.

b) Ju duhet të dini dhe të kuptoni se për çfarë jeni të mbuluar.

c) Ju duhet të kuptoni nevojat dhe përfitimet nga polica e sigurimit/eve në mënyrë që të merrni një vendim të informuar dhe të blini mbulimin më të përshtatshëm për ju dhe nevojat tuaja.

Sigurimet funksionojnë mbi bazën e humbjeve dhe të fatkeqësive/të papriturave të cilat mund të ndodhin në çdo kohë. Gjithmonë është më mirë të jeni të përgatitur për ‘ditët me shi’ me qëllim për të reduktuar apo menaxhuar impaktin e një humbjeje, nëse diçka e tillë do të ndodhte.

Ju mund të jeni të papërgatitur nga të papriturat

Ju keni nevojë për sigurimet sepse humbjet dhe fatkeqësitë/të papriturat ndodhin herë pas here. Në shumicën e rasteve, kur ndodhin incidente të tilla si zjarre, sëmundje, aksidente motorike, apo madje edhe humbje jete, ju mund të mos jeni të përgatitur për pasojat financiare që pasojnë ngjarje të tilla. Shpesh na ka nodhur të shohim njerëz të cilët marrin para borxh nga miqtë apo të afërmit, të cilët fatkeqësisisht (në shumicën e rasteve) shpesh kanë burime të kufizuara të ardhurash dhe, rrjedhimisht nuk mund të ndihmojnë edhe aq shumë. Në raste ekstreme, ne shohim raste familjesh të cilat duhet të shesin asetet e tyre me çmime më të ulta se vlera e tyre për shkak të një emergjnece financiare. Është e trishtueshme që asete të tilla të shiten për të paguar fatura mjekësore dhe kur pacienti faturat e të cilit duhet të paguhen humbet jetën. Padyshim që diçka e tillë ëshë një tragjedi e dyfishtë. Ndonëse të jesh i siguruar nuk e parandalon një humbje të tillë apo nuk mund të parandalojë ndodhjen e humbjeve, padyshim që sigurimi ndihmon me zbutjen e këtyre humbjeve duke kompensuar për humbjet e siguruara.

Si të zgjidhni policën e duhur të sigurimit për ju

Jeta është e mbushur me pasiguri. Duke u siguruar, ju transferoni humbjet e mundshme financiare nga vetja tek kompania e sigurimit. Ndonëse ju nuk mund të shmangni fatkeqësitë në jetë, të jini të sigurt se me policën e duhur të sigurimit, ju do ta merrni veten nga humbjet financiare.

Për të kuptuar plotësisht rëndësinë e sigurimeve dhe për të blerë policën e duhur për të mbuluar veten dhe njerëzit tuaj të dashur ju duhet:

1. Të identifikoni risqet dhe nevojat tuaja dhe t’i prioritizoni ato. Kini paraqysh se jo të gjitha risqet janë të sigurueshme dhe nevojat tuaja për sigurim janë specifike për ju. Ju nuk duhet të blini një produkt sigurimi sepse miqët tuaj kanë blerë një sigurim të ngjashëm dhe sepse kjo tingëllon si diçka e mirë për të bërë.

2. Diskutoni risqet dhe nevojat tuaja me një kompani sigurimi apo një broker apo një agjent sigurimesh afër jush. Krahasoni gjithmonë përfitimet e policës përkundrejt primeve të disa kompanive të sigurimit përpara se të zgjidhni policën e duhur për ju.

3. Lidhni produktet e disponueshme të sigurimit me nevojat tuaja dhe zgjidhni atë produkt sigurimi që i përshtatet më mirë nevojave dhe pritmshërive tuaja dhe që është gjithashtu edhe me kosto të përballueshme. Edhe një herë, kini kujdes që të blini vetëm atë sigurim për të cilin keni nevojë, bazuar në vlerësimin e risqeve tuaja dhe prioritizimin që ju i keni bërë këtyre risqeve dhe nevojave.

Fitoni paqen e mendjes duke qenë të siguruar

Ndoshta përfitimet më të rëndësishme të sigurimit përfshijnë mbrojtjen tuaj, të familjes suaj dhe të aseteve tuaja dhe për pasojë paqen tuaj të mendjes kur e dini se jeni të siguruar. Por ka gjithashtu edhe përfitime të tjera si kursimet, siguria financiare, investimet dhe çlirimi nga taksat.

Së fundmi, shëndeti juaj është pasuria juaj, sëmundjet godasin pa paralajmërim; merrni kontrollin e shëndetit tuaj dhe merrni në konsideratë blerjen e mbulimit të duhur të sigurimit të shëndetit.

Po ashtu, aksidentet ndodhin në çdo kohë, ndajju duhet të merni gjithashtu në konsideratë blerjen e një police për aksidentet personale për t’u mbuluar kundër paaftësive të përkohshme apo të përhershme, madje edhe për humbjen e jetës që mund të rezultojnë nga aksidente të tilla.

Nëse e çmoni atë që keni, sigurojeni me SIGAL UNIQA!

➡Bli direkt nga celulari:
www.sigal.com.al 

➡Dërgo mesazh:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: +355 68 606 2829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat