25.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasi për vdekje çiftin e të moshuarve, arrestohet shoferi i autobusit në...

Përplasi për vdekje çiftin e të moshuarve, arrestohet shoferi i autobusit në Shkodër

Është arrestuar drejtuesi i autobusit në Shkodër, që përplasi për vdekje një çift të moshuarish bashkëshortësh që lëviznin me motomjet.

Në pranga ka rënë shtetasi F. V., 37 vjeç, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. S., 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. S., 80 vjeçe. Për pasojë të dy të moshuarit humbën jetën.

Njoftimi i policisë së Shkodrës:

Aksidentoi me pasojë vdekjen, një çift bashkëshortësh që lëvizte me motomjet, arrestohet në flagrancë një 37-vjeçar (drejtues i një autobusi).

Specialistët e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në  fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, pasi më datë 08.07.2023, rreth orës 18:50, në aksin rrugor “Koplik – Shkodër”, në fshatin Shtoj i Ri, autobusi që drejtohej nga 37-vjeçari, është përplasur me motomjetin me të cilin lëvizte shtetasi A. S., 84 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja S. S., 80 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, shtetasit A. S. dhe S. S. kanë humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat