19.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasen dy automjete në Devoll, shoferët përfundojnë në spital

Përplasen dy automjete në Devoll, shoferët përfundojnë në spital

Një aksident me pasojë dy të lënduar ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Devoll.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.20, në aksin rrugor “Bilisht-Miras”, pranë kryqëzimit të fshatit Kuç, ku automjeti tip “Isuzu” me drejtues shtetasin A. A., 53 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R. L., 26 vjeç, banues në fshatin Përparimaj.

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spitalin e Bilishtit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat