23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrojtja e atyre që duam më shumë/ Mënyra më e mirë për...

Mbrojtja e atyre që duam më shumë/ Mënyra më e mirë për të thënë “Të Dua” këtë Shën Valentin

Këtë Shën Valentin duhet ti lini fjalët dhe dashurinë duhet ta shprehni me vepra.

Sigurimi i Shëndetit, i Pronës dhe jo vetëm janë dhurata më e bukur për më të dashurit tuaj.

Dhuratat e lidhura me sigurimet mund të mos bien shumë në sy, por siguria financiare dhe qetësia shpirtërore mund të jenë më shumë se një gjest romantik.

Përgjegjësia financiare dhe planifikimi i së ardhmes mund të jenë dy shtylla shumë të rëndësishme ku duhet të mbështetet një lidhje e fortë.

5 sigurimet që duhet ti mendoni ditën e Shën Valentinit:

  1. Sigurimi i Shtëpisë

Shtëpia është shumë e rëndësishme për çdo njeri, por për shqiptarët akoma më shumë.

Punojmë për vite të tëra, qoftë edhe në emigracion dhe gjëja e parë që bëjmë është investimi për blerjen e një shtëpie.

Çdokush prej nesh ka një shembull konkretë në familje, miqësi apo aty ku jetojmë sesi individë të caktuar kanë shpenzuar të gjitha fitimet e emigracionit apo kursimet e shumë viteve punë për blerjen apo ndërtimin e një shtëpie ose siç kemi qejf ta quajmë “foleja e familjes” apo “foleja e dashurisë”.

Mësoni më shumë: https://sigurime.online/flini-te-qete-kur-shtepia-eshte-e-siguruar-me-sigal-uniqa/

  1. Sigurimi i Fëmijëve

Fëmijët janë fryti më i bukur i një dashurie ndaj dhe duhen mbrojtur nga të papriturat që servir jeta.

SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve ofron paketat më të mira për t’ju mundësuar kujdes shëndetësor sa më të mirë për fëmijët tuaj.

“Kartat e Kujdesit Shëndetësor”, ofruar nga SIGAL UNIQA, me prime të përballueshme për këdo, janë dhurata më e bukur këtë Shën Valentin.

Mësoni më shumë: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/teleshendet/

  1. Sigurimi i Shëndetit

Sigurimi i Shëndetit këtë Shën Valentin është një lëvizje që çiftet duhet ta marrin parasysh.

Asgjë nuk më i rëndësishëm se shëndeti ndaj dhe çiftet duhet ti ofrojnë njëri-tjetrit një policë Sigurimi shëndetësor që ofron përfitimet më të mira dhe ka mbulimet më gjithëpërfshirëse.

Mësoni më shumë: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/

  1. Pension Privat

Nuk ka kurrë një moment të gabuar për t’i dhënë lumturi dikujt që e doni, por nëse dëshironi që këtë Shën Valentin të bëni dhuratën e duhur për njerëzit tuaj më të dashur, e cila nuk humb vlerë me kalimin e viteve, përkundrazi i shtohet ajo, atëherë mos e humbisni këshillën e mëposhtme.

Jini realist! Bëni për më të dashurit tuaj një dhuratë që vlen më shumë se sa një dhuratë që pas disa ditësh nuk do të pëlqehet më ose nuk do të përdoret.

Kalojeni këtë festë duke dhuruar diçka që kujtdo do t’i pëlqente dhe do t’ju falenderonte gjatë gjithë jetës.

Të gjithë kemi dhuruar një biletë filmi, një vizitë në muze, biletë për teatër, biletë për stadium apo një darkë romantike diku, por t’i dhurosh dikujt anëtarësimin në një Fond Pensioni Privat është njësoj si ti thuash “dua të plakemi së bashku”…

5 arsyet pse duhet ti dhuroni njëri-tjetrit një Pensioni Privat:

  • Kontributet ne fond janë fleksibël (mund të ndryshohet shuma, të ndërpritet apo të rifillohet kontributimi pa penalitete);
  • Larmishmëri planesh pensioni: individuale, profesionale, të kombinuara;
  • Kontributet janë të zbritshme nga paga bruto për efekt llogaritje tatimi;
  • Në rast të humbjes së jetës fondi i pensionit është i trashëgueshëm (në ndryshim nga skema shtetërore të cilën nuk e përfiton njeri);
  • Mundësi kthimi të investimit të akumuluar në pagesa në formë pensioni duke fituar sërish interes dhe fleksibilitet të lartë në mënyrat e tërheqjes së shumës së akumuluar për pension;
  • Aktualisht skema shtetërore (e vetmja që siguron një pension) zëvendëson mesatarisht vetëm 35% të të ardhurave tuaja në formë pensioni (do keni një pension sa 35% e pagës suaj mesatare). Ndërkohë që kjo shkallë zëvendësimi duhet të jetë jo më pak se 75%.

Mësoni më shumë: https://fondisigal.com.al/

  1. Shëndeti në Udhëtim

Nëse po mendoni të organizoni një udhëtim romantik për Ditën e Shën Valentinit, patjetër që do t’ju duhet polica e sigurimit “Shëndeti në Udhëtim”.

Ky sigurim ju mbron nga kostot financiare të ngjarjeve të papritura që mund të lindin gjatë një udhëtimi.

Dhe këtu jeni në vendin e duhur: SIGAL UNIQA, përveç se ofron mbulimet më të mira, është e vetmja kompani Sigurimi që mundëson edhe policën “Anullim Udhëtimi”.

Mësoni më shumë: https://sigurime.online/anullim-udhetimi-vetem-nga-sigal-uniqa-tani-mund-te-planifikoni-me-heret-pushimet-tuaja-pa-u-trembur-nga-te-papriturat/

Thuaj “Të Dua” këtë Shën Valentin me SIGAL UNIQA Group Austria.

Për më shumë informacione, shkruani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat