12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet “kolapsojnë” Filipinet/ 8 viktima, dhjetëra të zhdukur dhe mijëra të evakuuar

Përmbytjet “kolapsojnë” Filipinet/ 8 viktima, dhjetëra të zhdukur dhe mijëra të evakuuar

Të paktën 8 persona kanë vdekur dhe thuajse 46,000 janë evakuar nga shtëpitë e tyre në Filipine për shkak të përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë vendin aziatik.

Autoritetet vendase bëjë me dije se përmbytjet kanë shkaktuar dëme kolosale në vend. Pas shirave të dendur, dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur.

Sipas rojeve bregdetare, pjesa jugore e vendit paraqitet më problematike, ku po punohet ende për të shpëtuar familjet në Jimenes dhe Tudela.

Filipinet konsiderohen si një nga vendet më të prekura nga efektet që kanë dhënë ndryshimet klimatike dhe shkencëtarët paralajmërojnë se stuhitë do të bëhen më të forta me rritjen e temperaturës së planetit.

LEXO EDHE: Çfarë janë “Ndryshimet Klimatike” dhe si po ndikojnë mbi Tokë

Viti 2022 ktheu këndvështrimin për ndryshimet klimatike nga një term abstrakt, që cilësohej si “mashtrim” apo “shaka”, në një alarm të kuq të shpallur për herë të parë nga Kombet e Bashkuara.

Shqipëria është vlerësuar si vendi më i rrezikuar nga disa prej llojeve të fatkeqësive, duke marrë në konsideratë disa faktorë:

  • pozicionin gjeografik,
  • lumenjtë e shkurtër që vërshojnë me kohë të shkurtër në Ultësirën Perëndimore, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme,
  • prerja e paligjshme e pyjeve në 30 vite,
  • shfrytëzimi barbar dhe pa kriter i shtretërve të lumenjve nga kompanitë e inerteve dhe ku qeveria s’ka vënë kurrë disiplinë për normën e shfrytëzimit, etj.

Këto ndryshime prej vitesh po rëndojnë mbi supet e shqiptarëve që përmbyten çdo vit, me zjarre që përpijnë qetësisht hektarë të tërë pyjesh, thatësira të gjata e stuhi të forta.

Rritja e intensitetit të reshjeve është një nga arsyet se pse përmbytjet janë një nga fatkeqësitë natyrore me të cilat vendi ynë është përballur dhe do të përballet më shpesh.

Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95% e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

“Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

LEXO EDHE: Më shumë se një kompani sigurimi/ Raporti i AMF: Sigurimi i Pronës i besohet SIGAL UNIQA-s

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga tërmetet, përmbytjet dhe fatkeqësi të tjera natyrore:

Sigurimi i Pronës

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

Sigurimi i Përgjegjësive

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

Sigurimi i Garancive

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-garancive/

Sigurimet Inxhinierike

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/

Sigurimet Financiare

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-financiare-sigurimi-i-bankave/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat