12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërllogaritësi i dëmeve të aksidenteve/ 23 mijë qytetarë e përdorën në 2...

Përllogaritësi i dëmeve të aksidenteve/ 23 mijë qytetarë e përdorën në 2 muaj

Në dy muaj e parë të vitit, mbi 23 mijë qytetarë/profesionistë kanë përdorur përllogaritësin e dëmeve ndaj personit, në rastet e aksidenteve nga mjetet motorike në sektorin e transportit, i prezantuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe i publikuar në faqen e tij zyrtare në fund të vitit të kaluar.

Aplikacioni bazohet në Rregulloren e vitit 2021 “Për përcaktimin e rregullave dhe metodologjisë së llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, miratuar nga Autoriteti në zbatim të ligjit të ri për “Sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i cili hyri në fuqi më 1 korrik 2021.

LEXO EDHE: Lidere në treg/ Shqiptarët i besojnë SIGAL UNIQA-s automjetin, pronën e shëndetin. Dëme të paguara si asnjë tjetër

“Aplikacioni u zhvillua nga Autoriteti për t’i ardhur në ndihmë palëve përfituese, si edhe vetë ekspertëve të fushës në vlerësimin e dëmeve dhe trajtimin e kërkesave për dëmshpërblim.

Përllogaritësi bazohet në disa supozime, vlerat e përllogaritura janë orientuese dhe synojnë të informojnë përdoruesit mbi masën e dëmshpërblimit në rastet e dëmit ndaj personit, me pasojë paaftësinë e përhershme për punë ose me pasojë vdekjen.

Nëpërmjet aplikacionit që ndodhet në linkun https://crm.amf.gov.al/deme  realizohet përllogaritja automatike e vlerës së dëmit, përmes plotësimit manual të fushave të kërkuara, duke pasqyruar vlerën për çdo figurë dëmi dhe duke bërë transparencë mbi vlerën e dëmit pasuror dhe dëmit jopasuror. Aplikacioni shërben gjithashtu në funksion të edukimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve në fushën e sigurimeve”, njofton AMF.

LEXO EDHE23 vjet SIGAL, 23 vjet histori suksesi

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat