16.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaqedonasit “leksion” Shqipërisë/ Shifra të larta në Sigurimin Privat të Shëndetit

Maqedonasit “leksion” Shqipërisë/ Shifra të larta në Sigurimin Privat të Shëndetit

Mbi 23,000 persona të siguruar kanë shfrytëzuar sigurimet shëndetësore private vitin e kaluar për të mbuluar shpenzimet e ekzaminimeve, ndërhyrjeve, trajtimit dhe shërbimeve të tjera mjekësore. Ndërsa 9 kompani sigurimesh paguan 3.4 milionë euro shpenzime mjekësore për klientë që kishin blerë Sigurimin Privat të Shëndetit.

Këto janë të dhënat zyrtare nga Agjencia e Mbikëqyrjes të Sigurimeve në Maqedoninë e Veriut, sipas së cilës, numri i qytetarëve që kanë sigurimin privat të shëndetit është rritur me 60% gjatë vitit të shkuar duke kaluar shifrën e 182 mijë të siguruarave.

Sigurimi Privat i Shëndetit mbetet produkti i sigurimit me rritjen më të shpejtë që nga fillimi i pandemisë në shtetin fqinj.

LEXO EDHE: Më të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s

Vitin e kaluar janë lidhur mbi 18 mijë kontrata për këtë klasë sigurimi, duke e çuar numrin e kontratave aktive në 62 mijë.

Janë vetë qytetarët që investojnë personalisht në sigurimet e shëndetit privat por nuk mbeten pas as kompanitë që e ofrojnë këtë gjë si bonus për punonjësit e tyre.

Sipas AMS, për mbulimin e shpenzimeve në Sigurimin e Shëndetit Privat, 10 kompani të sigurimit jo-jetë gjatë vitit 2021 kanë arkëtuar gjithsej 405 milionë denarë (6,6 milionë euro) nga të siguruarit.

Vitin e kaluar, investimet në sigurimet e shëndetit privat janë rritur me 48% (2.1 milionë euro) krahasuar me vitin 2020.

Kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 23,000 dëme vitin e kaluar, respektivisht  kërkesa për  të mbuluar shpenzimet e qytetarëve të siguruar për shërbimet mjekësore të mbuluara nga sigurimi i shëndetit privat.

Numri i kërkesave për të mbuluar shpenzimet e mbuluara nga sigurimet shëndetësore private vitin e kaluar është dyfishuar krahasuar me vitin 2020.

Nëntë kompani të sigurimit jo-jetë kanë paguar vitin e shkuar mbi 211 milionë denarë (3,4 milionë euro) shpenzime për shërbime mjekësore të mbuluara nga policat e sigurimit të shëndetit privat ndërsa shuma e mjeteve të paguara për mbulimin e shpenzimeve mjekësore vitin e kaluar është dyfishuar në krahasim me vitin 2020.

Dëmi më i madh i paguar për sigurimin shëndetësor varion nga 277.000 denarë deri në 615.000 denarë (nga 4.500 euro deri në 10.000 euro).

Sigurimi Privat i Shëndetit ul në mënyrë indirekte presionin ndaj institucioneve publike shëndetësore në mënyrë që këta të siguruar të kenë mbulim për të përdorur shërbimet e spitaleve private pasi shërbimet mjekësore financohen nga kompanitë e sigurimit dhe jo nga buxheti i shtetit.

LEXO EDHERMV/ Rritje e tregut të sigurimeve gjatë vitit 2021, UNIQA mes kompanive që paguan më shumë dëme

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat