10.5 C
Tirana
Thursday, April 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLifestyleFamilje"Përdorimi i letrës së aluminit në kuzhinë me pasoja vdekjeprurëse", studimi ngre...

“Përdorimi i letrës së aluminit në kuzhinë me pasoja vdekjeprurëse”, studimi ngre alarmin

Letra e aluminit përdoret gjerësisht nga familjet për të ruajtur ushqimin, apo për ta ngrohur atë në mikrovalë. Ajo është e dobishme në disa raste, pro nëse nuk përdoret siç duhet shkakton pasoja vdekjeprurëse.

Mjekët kohë më parë kanë publikuar studimin i cili tregon se nëse e përdorni letrën e aluminit për të gatuar ushqim, mund të rrezikoni seriozisht shëndetin tuaj.

Universiteti amerikan në Sharjah ka arritur në përfundimin se një pjesë mishi që është përgatitur në letër alumini përmban deri në 400 miligramë metale, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se është e lejuar marrja e vetëm 40 miligramëve në ditë.

Gjithashtu, referuar studimit ka rezultuar se përdorimi i letrës së aluminit në gatimin e ushqimit është i lidhur edhe me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimerit. Përveç problemeve me eshtrat dhe me trurin, me përdorimin e letrës së aluminit dëmtoni edhe mushkëritë tuaja.

Trupi i njeriut mund të përballet në mënyrë efikase me sasi të vogla metali, mirëpo problemi është se shumica e njerëzve do të marrin sasi më të mëdha metali për shkak të vendosjes së ushqimit në letër alumini, gjatë gatimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat