14.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Për ti shërbyer më mirë klientëve"/ Fundjavë trajnimesh me stafet e SIGAL...

“Për ti shërbyer më mirë klientëve”/ Fundjavë trajnimesh me stafet e SIGAL UNIQA në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut

Me qëllimin rritjen e cilësisë profesionale të stafeve, çka përkthehet në shërbim më të mirë ndaj klientëve, Grupi “SIGAL UNIQA” zhvilloi këtë fundjavë një sërë seminaresh dhe trajnimesh në të trija shtetet ku operon Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Në Shqipëri dhe Kosovë trajnimet ishin të dedikuara te Sigurimet Motorike dhe veçanërisht produkteve vullnetare si “KASKO” apo “AutoSOS”. Kjo e fundit risi për tregun rajonal, e ofruar vetëm nga kjo kompani.

LEXO EDHE: Më thjeshtë dhe më shpejtë/ Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” mund të blihet edhe online

Në trajnim morrën pjesë menaxher të këtyre produkteve nga të gjitha degët e SIGAL UNIQA në të gjithë Shqipërinë dhe u trajtuan problematika nga puna e përditshme.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, “UNIQA” zhvilloi një seminar me punonjësit e saj ku tema kryesore ishte Sigurimi i Pasurisë.

LEXO EDHE: CEO i “UNIQA Macedonia”/ Azizi: Të parët në Maqedoninë e Veriut për pagesën e dëmeve

Sipas drejtuesve të kompanisë, trajnimi i vazhdueshëm i punonjësve është shumë i rëndësishëm sepse përfaqëson një mundësi të mirë për këta të fundit që të rrisin bazën e njohurive të tyre, të përmirësojnë aftësitë e tyre, për tu bërë më efektivë dhe mbi të gjitha për ti shërbyer në mënyrë sa më profesionale klientët aktualë dhe atyre potencialë.

Punonjësit e trajnuar mirë janë më të sigurt, më të angazhuar, më produktivitë dhe më të afërt me klientët.

Kjo është filozofia e SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Prej vitit 1999, kompania vijon të jetë brendi më i besuar për sigurimin e jetës, shëndetit, pronës, automjetit dhe pensionin privat.

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat