15.5 C
Tirana
Wednesday, May 15, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplaset nga makina, humb jetën këmbësori në Lushnje

Përplaset nga makina, humb jetën këmbësori në Lushnje

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Savër të Lushnjes.

Një vajzë 28-vjeçare duke udhëtuar me mjetin e saj tip “Toyota” ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se këmbësori, ende i paidentifikuar, i ka prerë rrugën automjetit.

LEXO EDHE: Kujdes! Mospajisja me siguracionin TPL shkak për konflikte personale, gjoba dhe zhytje në borxhe

“Fier/Informacion paraprak: Më datë 29.10.2023, në aksin rrugor Plug-Saver, shtetasja A. J., 28 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka askidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtueses së  automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe  ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike. Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHEJanar-Shtator 2023/ 139 viktima dhe mbi 1 mijë të plagosur në 863 aksidente rrugore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat