15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë thjeshtë dhe më shpejtë/ Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” mund të...

Më thjeshtë dhe më shpejtë/ Asistenca Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” mund të blihet edhe online

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria vijon të sjellë risi për tregun dhe të orientojë klientët e saj drejt kanaleve digjitale duke e bërë blerjen e çdo police sigurimi dhe shërbimi më të lehtë dhe më të thjeshtë.

Së fundmi, teksa jemi në kulmin e sezonit veror dhe lëvizjeve me automjet brenda dhe jashtë Shqipërisë, SIGAL UNIQA bën të mundur që një prej produkteve të saj më të preferuara nga qytetarët, Shërbimin e Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” të blihet edhe ONLINE.

Mjafton të keni akses në internet dhe të klikoni në sigal.com.al dhe automatikisht ky shërbim bëhet i juaji, pa qenë nevoja të dilni nga shtëpia apo zyra në këto ditë të nxehta vere.

Shërbimi i Asistencës Rrugore “SIGAL UNIQA AutoSOS” ofrohet për periudha 1 mujore ose 1-vjeçare, me mbulim territorin e Shqipërisë dhe kudo në Evropë dhe për çdo problem me automjetin tuaj, qoftë përfshirje në aksident, defekt teknik apo mbarim i karburantit ju do të asistoheni në vend në një kohë shumë të shpejtë.

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Shqipërinë, mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
  • Shërbim Karroatreci

SIGAL UNIQA AutoSOS, me mbulim Evropën (1-mujore ose 1-vjeçare), mundëson:

  • Qendër kontakti 24 orë të ditës, në 7 ditë të javës
  • Riparim në vend të automjetit të dëmtuar
  • Shërbim Karroatreci
  • Zëvendësim i automjetit në rast aksidenti
  • Parkim
  • Akomodim në hotel
  • Riatdhesim me tren / avion ose taxi

LEXO EDHE: FOTO/ E la makina në rrugë, “SIGAL UNIQA AutoSOS” i shkon menjëherë në ndihmë qytetarit

Përveç se si shërbim më vete, “SIGAL UNIQA AutoSOS” ofrohet edhe e kombinuar me:

  • Sigurimin TPL
  • KASKO
  • Karton Jeshil

Sa kushton ky shërbim?

Çmimi i “SIGAL UNIQA AutoSOS”, në raport me shërbimin që ofron, është simbolik dhe vjen për të rritur sigurinë e klientëve të saj në rrugë.

Nëse doni të shijoni çdo udhëtim tuajin në Shqipëri, Ballkan apo Europë, pa e vrarë mendjen për surprizat që mund të sjellë rruga, atëherë zgjidhni “SIGAL UNIQA AutoSOS”.

SIGAL UNIQA AutoSOS, më të mirë udhëtoni pa shqetësime

 

Për çdo pyetje që mund të keni, shkruani në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat