17.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPartneri ideal për sigurimin e pronës/ Shqiptarët “i japin notën 10” SIGAL...

Partneri ideal për sigurimin e pronës/ Shqiptarët “i japin notën 10” SIGAL UNIQA-s

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi pak ditë më parë raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-prill 2022.

Sipas raportit në fjalë, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-prill 2022 kapën vlerën 5,841 milionë lekë, ose 9.09% më shumë se në janar-prill 2021.

Gjatë periudhës janar-prill 2022, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 336,139  me një rritje prej 24.85% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu vijon të mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.12% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës kanë 7.83%.

LEXO EDHERaporti i AMF/ SIGAL UNIQA, kompania numër 1 në sigurimet e detyrueshme dhe vullnetare

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.93% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.07% të totalit të tregut.

Sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive  gjatë periudhës janar-prill 2022, u siguruan mbi 1,231 milionë lekë të ardhura në total ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 70.96%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 21.13% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-prill 2022, vihet re një rritje me 4.2% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-prill 2021.

Edhe në këtë produkt, kompania e sigurimit që ka fituar besimin e shqiptarëve është pikërisht SIGAL UNIQA Group Austria.

Sipas raportit të AMF, SIGAL UNIQA dominon tregun me mbi 50% të tij ose e kthyer në vlerë , rreth 450 milionë Lekë nga 870 milionë Lekë prime që kanë akumuluar të 8 kompanitë që veprojnë në treg dhe me rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL ka paguar gjatë këtij 4-mujori rreth 81 milionë Lekë te klientët e saj, një rritje me mbi 3% në krahasim me periudhën janar-prill 2021.

LEXO EDHE: Automjet, pronë, shëndet, pension privat… Asnjë kompani si SIGAL UNIQA

Në mbi 23 vite të ekzistencës së saj në tregun e sigurimeve, nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme te klientët e saj. Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri Skampa në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

LEXO EDHE: Pagesat e drejtpërdrejta te klientët, çelësi i suksesit për SIGAL UNIQA-n

Por SIGAL UNIQA vjen edhe me lehtësira të tjera tashmë. Për çdo siguracionin që ju nevojitet, përfshirë edhe ato të pasurisë, ju nuk keni nevojë të paraqiteni në një zyrë SIGAL. Mjafton një celular ose laptop dhe në pak minuta ju mund të blini atë që ju nevojitet ONLINE. Thjesht, shpejtë dhe sigurt…

Çfarë pret? Akoma nuk je siguruar?!…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në: 

Whatsapp: +355 68 60 62 829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat