12.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParalajmërohet përkeqësimi i motit gjatë natës, forca e detit 7-8 ballë

Paralajmërohet përkeqësimi i motit gjatë natës, forca e detit 7-8 ballë

Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi ditën e sotme se si rezultat i erërave të forta me drejtim jug-jugperëndim dhe jug-juglindje më datë 30 mars 2022 deri më datë 1 prill 2022, moti në gjithë bregdetin shqiptar do të përkeqësohet.

Bregdeti shqiptar do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit do të arrijë në 2.50 deri 4.00 m, ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë.

Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, do të pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe i mjeteve të peshkimit.

Moti pritet të përmirësohet më datë 1 prill 2022, pas orës 22:00.

LEXO EDHE: Sigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë edhe në det e në ajër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat