5.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTurqi, "Maher Holding Insurance Group" synon zgjerimin edhe në Europë

Turqi, “Maher Holding Insurance Group” synon zgjerimin edhe në Europë

Maher Holding Insurance Group, pjesë e së cilës janë kompanitë Quick Sigorta dhe Corpus Sigorta, bën me dije në planin strategjik për vitin 2022 mund të përfshijë krijimin e një kompanie sigurimesh në Evropë.

Me lehtësimin e pandemisë COVID-19 grupi sheh mundësinë e zgjerimit të kufijve edhe në kontinentin e vjetër.

Presidenti i Maher Holding Insurance Group Ahmet Yasar shprehet se: “Ndërsa ne po konkurrojmë me lojtarët globalë në sektorët ku jemi të përfshirë, do ta bëjmë këtë edhe në gjeografinë e tyre. Tani po planifikojmë t’i çojmë sukseset tona në Evropë.”

Ndërkohë, Quick Sigorta dhe Corpus Sigorta kanë njoftuar një fitim neto të konsoliduar prej 529.6 milionë TRY (36.1 milionë dollarë) ndërsa madhësia e aktiveve të konsoliduara arriti në 4.6 miliardë TRY në fund të vitit të kaluar .

Quick Sigorta njofton prime bruto prej 1.6 miliardë TRY për vitin 2021 me aktive totale prej 3.6 miliardë TRY në fund të vitit të kaluar.

Totali i aktiveve të Corpus Sigorta ishte 1 miliard TRY në fund të 2021 dhe arriti një fitim neto prej 128.8 milion TRY.

Sipas Yasar, megjithëse dy kompanitë e sigurimit u tkurrën në degën e automjeteve vitin e kaluar, ato u rritën në degët e sigurimeve jo-motorike.

Investimet e vitit 2022

Duke folur për investimet strategjike në vitin 2022, zoti Yasar thotë se grupi po ndërmerr një iniciativë në lidhje me autobusët autonomë me një kompani amerikane. Me këtë investim, grupi do të përshpejtojë aktivitetet e tij të kërkimit dhe zhvillimit në sigurime në përgjithësi dhe sigurime motorike në veçanti.

Përveç kësaj, Quick Insurance ka filluar të investojë në studimet e vazhdueshme të vaksinave me Vaccizone, e cila po zhvillon teknologji të shpërndarjes së antigjenit dhe vaksinave për sëmundjet e njerëzve dhe kafshëve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat