13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Paralajmërim për gjërat që na presin"/ Bota shënon temperatura rekord në tokë...

“Paralajmërim për gjërat që na presin”/ Bota shënon temperatura rekord në tokë dhe dete

Synimi që ndryshimet klimatike të mos lejohen të shkaktojnë ndryshime të temperaturës mbi 1.5 gradë Celsius në krahasim me kohën para-industriale është duke u bërë i paarritshëm, thonë ekspertë të ambientit.

Ata shprehen të shqetësuar që shtetet nuk kanë arritur të vendosin caqe ambicioze për klimën, pavarësisht se janë shënuar temperatura rekord në tokë dhe det.

Teksa përfaqësues të shumë vendeve u mblodhën në Bon të Gjermanisë në fillim të Gjermanisë për t’u përgatitur për negociatat vjetore për klimën, që do të mbahen në nëntor, temperaturat mesatare globale të ajrit ishin, për disa ditë rresht, mbi 1.5 gradë Celsius më të larta se temperaturat e kohës para-industriale, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Copernicus (C3S) i financuar nga Bashkimi Evropian.

Megjithëse temperaturat mesatare kishin kaluar përkohësisht pragun prej 1.5 gradëve Celsius edhe në të kaluarën, kjo është hera e parë që ky ndryshim është regjistruar gjatë periudhës së verës në hemisferës veriore të Tokës. Temperaturat në dete gjithashtu thyen rekordet e prillit dhe majit.

Neve na ka mbaruar koha sepse edhe ndryshimi kërkon kohë”, tha Sarah Perkins-Kirkpatrick, një klimatologe në Universitetin Australian të Uellsit të Ri Jugor.

Përderisa të dërguarit e dy shteteve që emetojnë më së shumti gazra serrë, SHBA-së dhe Kinës, përgatiten të takohen muajin e ardhshëm, rekordet për temperaturat më të larta gjatë muajit qershor u thyen në kryeqytetin kinez, Pekin, ndërsa valët ekstreme të të nxehtit kanë goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë të Amerikës së Veriut ishin rreth 10 gradë Celsius mbi mesataren sezonale në qershor dhe tymi nga zjarret e pyjeve mbuloi Kanadanë dhe bregun lindor të SHBA-së. Emetimet e karbonit vlerësohet se arritën një rekord prej 160 milionë tonë metrikë.

Në Indi, një nga rajonet më të rrezikuara nga ndryshimet klimatike, vdekjet u raportuan të jenë rritur si rezultat i temperaturave të larta. Nxehtësi ekstreme është raportuar edhe në Spanjë, Iran dhe Vietnam, duke rritur frikën se vera vdekjeprurëse e vitit të kaluar mund të kthehet në një rutinë.

Liderët e shteteve kishin rënë dakord në Paris në vitin 2015 që të përpiqen t’i mbajnë rritjet mesatare afatgjata të temperaturës brenda 1.5 gradë Celsius, por tani ka një mundësi prej 66 për qind që mesatarja vjetore të kalojë këtë prag, sipas parashikimeve të Organizatës Botërore Meteorologjike në maj.

Temperaturat mesatare globale të sipërfaqes së detit arritën në 21 gradë Celsius në fund të marsit dhe kanë mbetur në nivele rekorde gjatë gjithë prillit dhe majit. Agjencia e motit në Australi paralajmëroi se temperaturat e deteve të Paqësorit dhe Oqeanit Indian mund të jenë 3 gradë Celsius më të ngrohta se zakonisht deri në tetor.

Ngrohja globale është faktori kryesor, tha Piers Forster, profesor i fizikës klimatike në Universitetin e Leeds, por El Nino, rënia e pluhurit të Saharës mbi oqean dhe përdorimi i karburanteve të transportit me squfur të ulët kanë ndikuar gjithashtu.

Pra, në përgjithësi, oqeanet po sulmohen nga një goditje e katërfishtë. Është një paralajmërim për gjërat që na presin”.

Ndryshimet klimatike rrezikojnë popullsinë dhe ekonominë shqiptare”.

Kështu shprehet Fondi Monetar Ndërkombëtar në një dokument politikash, të publikuar në fund të vitit 2022.

FMN vlerëson se fatkeqësitë e lidhura me ndryshimet klimatike bëjnë që popullsia dhe industritë të humbasin aksesin në shërbime, duke përfshirë energjinë elektrike, ujin e pijshëm dhe objektet e kujdesit shëndetësor dhe arsimor.

Po ashtu, rritja e temperaturave dhe ndryshimi i reshjeve pritet të ketë ndikim negativ në sektorin e bujqësisë, i cili përfaqëson rreth 20% të ekonomisë.

Temperaturat ekstreme përbëjnë një kërcënim për prodhimin bujqësor dhe reshjet e shumta rrisin rrezikun e humbjes së të korrave”, thuhet në dokument.

Gjithashtu theksohet se, Shqipëria goditet nga afërsisht një fatkeqësi në vit, teksa çdo fatkeqësi natyrore shkakton dëme prej rreth 1.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek rreth 5,000 për 100,000 banorë.

LEXO EDHE: 86% e territorit të Shqipërisë e rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore/ Siguracionet që mbrojnë pronën dhe automjetin tuaj

Nisur nga kjo situatë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përgatitur një listë të gjatë masash që duhet të ndërmarrë qeveria shqiptare, teksa pjesa më e madhe e tyre konsiderohen me prioritet shumë të lartë.

Shqipëria, një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet

Revista “Nature” e rëndit Shqipërinë një nga tre vendet e Evropës më të rrezikuara nga përmbytjet. Vendi ynë renditet në vendin e 20-të në botë për nga përqindja e popullsisë në rrezik.

Rreziku për Shqipërinë është theksuar edhe në një raport të Bankës Botërore ku shkruhej se fatkeqësitë natyrore në vendin tonë, si stuhitë e forta dhe përmbytjet, po bëhen më të shpeshta, të paparashikueshme dhe të rënda për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ndryshimet klimatike pritet të rrisin rrezikun dhe intensitetin e përmbytjeve dhe reshjeve, duke çuar në rritjen e rrezikut të humbjeve të jetës, dëmtimit të pronave dhe infrastrukturës nga përmbytjet e drejtpërdrejta dhe/ose rrëshqitjet e dheut dhe erozioni i tokës”.

Gjithashtu bëhet me dije se më shumë se 4 mijë ngjarje fatkeqësish janë regjistruar në Shqipëri nga viti 1851 deri në 2013, ku shumica (33%) janë ngjarje meteorologjike, të ndjekura nga ngjarjet klimatologjike (22%), hidrologjike (21%) dhe rrëshqitjet e tokës (14%) Pjesa e mbetur, rreth 10%, ishin ngjarje gjeofizike, biologjike dhe teknologjike.

LEXO EDHE: Ciklone më të shpeshta, reshje, përmbytje dhe rritje temperaturash në të gjithë globin 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat