20.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPanik në mes të detit, përfshihet nga flakët trageti i linjës Greqi-Itali,...

Panik në mes të detit, përfshihet nga flakët trageti i linjës Greqi-Itali, 11 të zhdukur

Trageti i linjës Igumenicë-Brindisi (Greqi-Itali) është përfshirë nga flakët e zjarrit në mes të detit në veri të ishullit të Korfuzit.

Në bordin e tragetit ndodheshin 290 persona, nga të cilët 239 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit, si dhe 25 makina dhe 153 kamionë.

Zjarri në traget ra në pjesën garazhdit të automjeteve duke shkaktuar alarm dhe panik tek udhëtarët, pjesa më e madhe e të cilëve ishin italianë.

Menjëherë u dha alarmi për zjarr në bord dhe pothuajse të gjithë udhëtarët hipën në varkat e shpëtimit. Njëri nga pasagjerët ka shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe u transportua në Spitalin e Korfuzit. Ndërsa mediat greke raportojnë se janë të humbur 11 pasagjerë të cilët mungojnë.

Lexo edhe: Sigurimi i Marinës, Aviacionit dhe Mallit në Transport/ Me SIGAL të sigurtë edhe në det e në ajër

Anija e parë që i shkoi në ndihmë tragetit ka qenë një mjet i rojes bregdetare italiane që kishte shkuar në Korfuz për riparime dhe po kthehej drejt Italisë. Gjatë kthimit, në mes të detit panë tragetin e përfshirë nga flakët. Më pas në vendngjarje shkuan rimorkiatorë të tjerë dhe anije për të transportuar udhëtarët që zbritën nga trageti në flakë.

Shkaku i rënies së zjarrit nuk është i qartë dhe pritet hetimi i autoriteteve për të zbardhur ngjarjen.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat