11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPamje nga aksidenti tragjik në Sukth/ Makina përplasi motorin, tjetra kalon mbi...

Pamje nga aksidenti tragjik në Sukth/ Makina përplasi motorin, tjetra kalon mbi trupin që dergjet në rrugë

Pamjet që po shikoni tregojnë momentin e aksidentit që ndodhi një natë më parë në Sukth dhe si bilanc pati një viktimë dhe një të plagosur. Videoja është publikuar nga JOQ dhe tregon çastin kur një makinë përplas motorin mbi të cilin ndodheshin dy persona. Të dy bien në tokë, ndërsa drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes. Por, ajo që ndodh më vonë është akoma më e rëndë.

Një tjetër makinë përshkron të njëjtin aks rrugor dhe shkel sërish një prej personave që qëndronin të shtrirë në tokë pas aksidentit, pa e vënë re aspak që sapo kishte shkelur një njeri.

Makina pas saj ndalon she konstaton aksidentin. Më pas, në vendin e ngjarjes mbërrijnë autoritetet. Personi që ndërroi jetë në vendngjarje është ai që i kaloi makina e dytë sipër.

Në pranga u vunë tre persona, drejtuesi i motorit i cili edhe u plagos, shoferi i makinës që përplasi motorin dhe drejtuesi i mjetit që kaloi sipër trupit të të riut.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat