13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOBSH: 1 në 5 persona preket nga kanceri/ Shqipëria, ndër vendet me...

OBSH: 1 në 5 persona preket nga kanceri/ Shqipëria, ndër vendet me incidencë të lartë të rasteve

1 në 5 persona në botë preken nga kanceri gjatë jetës së tyre.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Shqipëria renditet një ndër vendet me incidencë të lartë të rasteve me sëmundjet tumorale duke regjistruar 161 raste për 100 mijë banorë.

Gjatë një viti në botë janë regjistruar 20 milionë raste të reja me kancer. Në Shqipëri, gjatë vitit 2022 u diagnostikuan 8 mijë persona të prekur nga sëmundjet tumorale.

“Grupmosha më e prekur është 50 deri në 70 vjeç. Sot ka një tendencë gjithnjë e më tepër të uljes së pragut të moshës së shfaqjes së kancerit. Ka edhe mosha të reja”, thotë mjekja onkologe, Elona Tola.

Kanceri i gjirit zë numrin më të lartë të të prekurve me 52 raste për 100 mijë banorë, e ndjekur nga kanceri i mushkërisë me 25.3 raste, ai i stomakut me 13 raste dhe prostatës me 12 raste për 100 mijë banorë.

Referuar të dhënave të OBSH, rritja e rasteve me sëmundjet tumorale është shoqëruar edhe me rritje të vdekjeve.

Afërsisht 1 në 9 burra dhe 1 në 12 gra humbin betejën me sëmundjen. Kanceri i mushkërive është i pari me 1.8 milionë fatalitete, i ndjekur nga kanceri kolorektal, ai i mëlçisë dhe i gjirit.

LEXO EDHE: Ndryshimet gjenetike nga Covid? Po shtohen sëmundjet në popullatë, më shumë ndërhyrje tumorale

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, duke parë tendencën në rritje të këtyre sëmundjeve dhe për të qenë sa më parë klientëve të saj, sjell vazhdimisht produkte Sigurimi novatore dhe unike për trajtimin e sëmundjeve të tilla, pa cënuar financat e asnjë familjeje.

“Jetë Plus” dhe “Sigurimi anti-Tumor” janë dy produktet e SIGAL UNIQA, dedikuar sëmundjeve të rënda.

Karta “Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda:

  • tumorin malinj,
  • ndërhyrjet kirurgjikale në zemër,
  • ndërhyrjet kirurgjikale në kokë,
  • ndërhyrjet në shtyllën kurrizore,
  • transplantin nga një dhurues i gjallë.

Për shkak të shtrirjes së madhe gjeografike, duke u mundësuar klientëve shërbime në spitalet dhe klinikat më të mira të botës, “Jetë Plus” mbulon shpenzime deri në 1 milion Euro.

Në rast se diagonistikoheni me një tumor malinj dhe ndërkohë keni Kartën “Jetë Plus” nga SIGAL UNIQA, ju përfitoni:

  • Konfrmimin e diagnozës tuaj nga mjekë të huaj
  • Ndërhyrjenkirugjikale dhe trajtimin jashtë vendit
  • Çdo procedurë që ju duhet për të qenë të sigurt se po merrni shërbimin mjekësor më të mirë në botë, pa u shqetësuar për organizmin apo për ta paguar.
  • Procedura e gjetjes dhe pagesa e biletës së udhëtimit vajtje-kthim për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • Procedura e gjetjes dhe pagesa e hotelit për pacientin dhe një të afërm që e shoqëron
  • 100 euro në ditë për cdo ditë qëndrimi jashtë vendit
  • Mbulime të shpenzimeve jashtë spitalit

Kjo paketë ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.

“Opinioni i dytë mjekësor” i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka. SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës. Ai e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm”.

 

Polica tjetër është “Sigurimi anti-Tumor”.

Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, kjo policë i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë duke variuar nga 5 mijë deri në 500 mijë euro, sipas primit të paguar.

Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat.

Përfitimet e “Sigurimit anti-Tumor”:

  •  Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.
  • Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj
  • Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.
  • Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar
  • Tarifë mujore e përballueshme për këdo
  • Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Kush mund të sigurohet? Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

Asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë na ka rezervuar jeta. Ndaj është e rëndësishme që ti paraprijmë gjërave, që kur të përballemi me probleme të tilla të luftojmë për jetën dhe jo për të gjetur paratë.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

e-mail: [email protected]

Whatsapp: 0686062829

LEXO EDHE: Parandalimi i sëmundjeve/ Si na shërben “CHECK UP-i sipas Protokollit Japonez”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat