11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Një mik i cili na ndihmon të ecim së bashku…”/ Gazetari i...

“Një mik i cili na ndihmon të ecim së bashku…”/ Gazetari i njohur: Tre arsyet pse zgjodha SIGAL UNIQA Fond Pensioni

SIGAL UNIQA Fond Pensioni, fondi më i madh i pensioneve private vullnetare në Shqipëri, zgjerohet çdo ditë me anëtarë të rinj.

Një prej tyre është edhe gazetari dhe eksperti i njohur i ekonomisë, Fatos Çoçoli.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, ai tregon edhe tre arsyet pse zgjodhi pikërisht SIGAL UNIQA Fond Pensioni.

Fatos Çoçoli: “Vendosa të zgjedh Fondin e Pensionit Privat Vullnetar Sigal për 3 arsye shumë të thjeshta;

Së pari Fondi i Pensionit Sigal është një mik i cili na ndihmon të ecim së bashku dhe të arrijmë të gjejmë zgjidhjen më të arsyeshme për momentet kur nuk do të jemi më në gjendje të punojmë.

Së dyti është një kompani shumë transparente; Çdo shërbim që ta ofron, ta shpjegon.

Së treti sepse është pjesë e SIGAL UNIQA Group Austria, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri

Këto janë 3 arsyet që po ecim së bashku. Kam besimin që do të jetë një rrugë e gjatë, e vështirë, por gjithnjë e suksesshme!”.

 

Autorieti i Mbikqyrjes Financiare publikoi javën e shkuar raportin mbi ecurinë e tregut të pensioneve private vullnetare në Shqipëri për vitin 2022.

Sipas AMF, gjatë vitit 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni.

Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare tregon një total asetesh neto prej 5,699.38 milionë lekë (49.89 milionë euro) dhe me një rritje prej 1,114.84 milionë lekë krahasuar me një vit më parë.

Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 31.12.2022 rezultoi 36,518 anëtarë duke shënuar një rritje prej 8.78% krahasuar me 31.12.2021.

Sa i përket aseteve neto, SIGAL UNIQA Fond Pensioni vijon të mbetet lidere në treg, me mbi 43% të totalit të aseteve, mbi 21,6 milionë Euro, me një diferencë të konsiderueshme me 3 operatorët e tjerë në treg.

Burimi: AMF 

 

PSE SHQIPTARËT I BESOJNË SIGAL UNIQA FOND PENSIONI?

  • Aktiv prej 17 vitesh në treg, në të gjithë Shqipërinë
  • Rreth 22 milionë euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
  • Pjesë e UNIQA INSURANCE Group prej vitit 2007
  • Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi
  • Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara
  • Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj
  • Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë
  • Kontributi për pension mund të paguhet sipas dëshirës dhe mundësisë në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore ose vjetore, etj
  • Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme
  • Asetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt
  • Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: a) Pension Pleqërie të Parakohshëm; b) Pension Pleqërie; c) Pension Invaliditeti; d) Pension familjar;
  • Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
  • Transparencë në kohë reale përmes faqes zyrtare në internet: www.fondisigal.com.al

Bonuse për klientët

Duke qenë pjesë e “SIGAL UNIQA Group Austria”, me anëtarësimin në SIGAL UNIQA FOND PENSIONI, krahas kursimeve tuaja që rriten, keni mundësinë që vetëm me kartën e anëtarësisë të përfitoni nga bonuset fantastike që ju ndihmojnë të kenë akses në shërbime e produkte cilësore.

LEXO EDHE: Sa është fitimi nëse kontribuoj në Fondin SIGAL 1,000 Lekë çdo muaj për 10 vite? Po 2,000 Lekë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat