20.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNis zbatimi i udhërrëfyesit për regjimin e mbikëqyrjes në sigurime, 'Solvency II'

Nis zbatimi i udhërrëfyesit për regjimin e mbikëqyrjes në sigurime, ‘Solvency II’

Ditën e djeshme nisi trajnimi i parë në zbatim të udhërrëfyesit për regjimin mbikëqyrës në fushën e sigurimeve, njohur si ‘Solvency II’.

Në aktivitetin tre-ditor marrin pjesë rreth 40 pjesëmarrës, nga Autoriteti dhe kompanitë e sigurimit që operojnë në Shqipëri.

Workshopi organizohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore, në kuadër të Projektit të “Qëndrueshmërisë dhe Zhvillimit Financiar në Shqipëri”.

Ky projekt mbështetet nga Programi global “Financë për Zhvillim” i Bankës Botërore, dhe nga SECO e qeverisë Zvicerane.

Ky workshop shënon aktivitetin e parë, në kuadër të zbatimit të udhërrëfyesit për implementimin e regjimit ‘Solvency II’.

Implementimi i regjimit të ri mbikëqyrës në sigurime, parashikohet për një periudhë 7 vjecare me qëllim që të sigurohet një tranzicionin gradual dhe i qëndrueshëm për shoqëritë e sigurimit.

Në fjalën e saj Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e AMF, Mimoza Kaçi, vlerësoi aktivitetin si një hap të rëndësishëm në drejtim të rritjes së efektivitetit të mbikëqyrjes në tregun e sigurimeve. Ajo theksoi se “përafrimi i legjislacionit tonë me standardet europiane dhe integrimi në BE janë shtyllat kyçe të strategjisë së Autoritetit për zhvillimin afatmesëm të sektorit të sigurimeve. Zbatimi i regjimit ‘Solvency II’ kërkon angazhim të përbashkët dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me kompanitë e sigurimit”.

Gjithashtu, Kaçi vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm, tashmë gati 10 vjeçar, të Autoritetit me Bankën Botërore dhe SECO-n, për forcimin e kapaciteteve dhe për zhvillimin e një kuadri ligjor dhe mbikëqyrës modern, në përputhje me direktivat e BE, për sektorët e tregjeve të kapitalit, sigurimeve dhe pensioneve.

Regjimi mbikëqyrës ‘Solvency II’ pritet të sjellë ndryshime të konsiderueshme në përqasjen e administrimit të rrezikut nga ana e shoqërive të sigurimit, duke mundësuar përballimin e risqeve të paparashikuara dhe zhvillimin potencial në një treg më të gjerë.

Ky workshop, do të pasohet nga një seri aktivitetesh në vijim, të cilat do të mbështeten nga asistenca teknike e Bankës Botërore për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.

LEXO EDHE: Tregu i sigurimeve në Shqipëri për muajin janar/ Sigurimi vullnetar zë 41.13% të totalit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat