15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgrihet alarmin/ Rastet me kancer në Europë do të rriten me 20%...

Ngrihet alarmin/ Rastet me kancer në Europë do të rriten me 20% deri në 2045. Dy mundësi të arta nga SIGAL UNIQA

Numri i rasteve të reja me kancer në Eurpë pritet që të rritet me 22.5% në dy dekadat e ardhshme.

Shifrat janë publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin, pranë OBSH-së. 

Ndërsa, në rang global, numri i rasteve me kancer do të rritet me 55% nga viti 2022 deri në 2045.

Më konkretisht, nga thuajse 19.9 milionë raste me kancer që janë raportuar në vitin 2022, në vitin 2045 pritet që të jenë 30.9 milionë raste të diagnostikuara.

Shifrat janë bërë publike disa ditë përpara Ditës Botërore të Kancerit dhe theksojnë nevojën për të adresuar pabarazinë në shpërndarjen e burimeve për ta luftuar sëmundjen.

Ndër faktorët që po kontribuojnë në rritjen e rasteve përfshijnë plakjen e popullsisë, pirjen e duhanit , alkoolin dhe obezitetin, si dhe ndotjen e ajrit.

Aktualisht, rreth një në pesë njerëz zhvillojnë kancer gjatë jetës së tyre, ndërsa rreth një në nëntë burra dhe një në 12 gra vdesin prej tij.

Me rritjen e incidencës së kancerit, vdekshmëria nga kanceri do të rritet gjithashtu nga rreth 9.7 milionë njerëz në 2022 në 16.6 milionë njerëz globalisht në 2045.

Numri i vdekjeve nga kanceri në Evropë mund të rritet me 32%, sipas analizës.

Në Europë, rasti më i shpeshtë i kancerit është ai i gjirit, i ndjekur nga ai i prostatës dhe i zorrës së trashë.

LEXO EDHE: “Shëndeti juaj vjen i pari”/ Bli një sigurim vullnetar në SIGAL UNIQA, përfito një Check Up FALAS

Duke parë këtë situatë dhe duke parë interesat e mëdha që ka sot mbrojtja e shëndetit, SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve, e para që solli Sigurimin Privat të Shëndetit në Shqipëri, ofron tashmë edhe dy produkte dedikuar pikërisht këtyre sëmundjeve: Karta “Jetë Plus” dhe “Sigurimi Anti-Tumor“.

Jetë Plus” mbulon 5 sëmundje të rënda:

  • tumorin malinj,
  • ndërhyrjet kirurgjikale në zemër,
  • ndërhyrjet kirurgjikale në kokë,
  • ndërhyrjet në shtyllën kurrizore,
  • transplantin nga një dhurues i gjallë.

Kjo paketë Sigurimi mbulon shpenzimet mjekësore, për këdo që ka nevojë, në të gjithë botën. Ndërsa ofron gjithashtu edhe mundësinë e “Opinionit të dytë Mjekësor”.

Për shkak të mbulimit gjeografik tejet të madh, “Jetë Plus” mbulon shpezime deri në 1 milion Euro.

Propozimi tjetër i SIGAL UNIQA është “Sigurimi anti-Tumor”. Nëse i siguruari diagnostikohet me tumor malinj apo beninj në kokë, i ofron të siguruarit dëmshpërblim në masën e siguruar të cilën e ka zgjedhur vetë. Dhe varion nga 5 mijë deri në 500 mijë euro”, vijoi ajo.

Privilegji i të pasurit Policën “Anti-Tumor” dhe dëmshpërblimi i menjëhershëm monetar, i siguron të siguruarit të organizojë dhe të bëjë me paratë që i ofrohen trajtimin që ai e mendon më të përshtatshëm ose të mbështesë familjen e tij në një moment kaq delikat.

Polica “Anti Tumor” ka një çmim në varësi të moshës dhe gjinisë të të siguruarit.

“Opinionit të Dytë Mjekësor”, në Shqipëri e ofron vetëm SIGAL UNIQA

Opinioni i dytë mjekësor i shërben çdo pacienti, i cili para një ndërhyrjeje kirurgjikale duhet të ketë të konfirmuar planin e trajtimit dhe diagnozën që ka.

SIGAL UNIQA i mundëson të siguruarit që këtë opinion ta marrë në qendra më të specializuara të botës.

Opinioni i Dytë Mjekësor e garanton të siguruarin që trajtimi që po merr është i duhuri, ai me të cilin shërimi është më i mundshëm.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

LEXO EDHE: “Më shumë shërbime të kujdesit shëndetësor nga një burim i vetëm”, Brandstetter: Po investojmë rreth 50 milionë euro çdo vit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat