24.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetCilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? 

Cilat janë përjashtimet fiskale për pensionet private? 

Në nêntor të 2023-shit hyri në fuqi ligj i ri, që solli risi për fondet e pensionit privat dhe kish si qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në skemë.

Ndryshimet ligjore përmbajnë rritje të mëtejshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

Kështu, sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht regjistrohet në 40 mijë lekë në muaj.

Nga kjo incentivë, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet arrin deri në 480 mijë lekë në vit ose 140% më shumë krahasuar me pragun që ishte caktuar në ligjin e vjetër prej 200 mijë lekësh. Konkretisht, neni 156 i ligjit përcakton se, kontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatami. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me aktivet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese.

Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribuues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit.

Kufiri maksimal mujor, për lehtësitë tatimore, është deri në nivelin e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi.

Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

Specifikisht, sipas nenit 157 të ligjit “Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij në një fond pensioni vlerësohen shpenzim operativ deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me pagën minimale vjetore të miratuar në shkallë vendi, dhe kjo shumë vlerësohet shpenzim i njohur për qëllime të tatimit mbi fitimin”

Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Në rast tërheqjeje të parakohshme të fondit të pensionit, pra përpara përmbushjes së kushteve ligjore, vlera e tërhequr do të tatohet e gjitha me normën ligjore të tatimit mbi të ardhurat  e cila është 15%.

LEXO EDHE38 mijë anëtarë në fondet private të pensioneve/ Monitor: ‘SIGAL Pension’ më i madhi për vlerën e aseteve

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat