22.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNgjitemi me një pozicion në renditje/ Shqipëria, shteti i tetë në botë...

Ngjitemi me një pozicion në renditje/ Shqipëria, shteti i tetë në botë për karburantet më të shtrenjta

Në një javë Shqipëria është ngjitur me një pozicion në renditjen globale të çmimit të naftës, duke u listuar vendi i 8-të në botë me karburantin më të shtrenjtë, sipas “Global Petrol Prices”.

Në fund të nëntorit, Shqipëria mbante vendin e 9-të, por ulja e çmimit në vendet e tjera e ka bërë atë të ngjitet me një pozicion dhe të cilësohet akoma më e shtrenjtë, ndonëse nuk ka pasur shtrenjtim.

Për këtë periudhë, vlera e naftës në vend nuk është rritur, por mbetet në vlerën e 199 lekëve/litër.

Ndërkohë, vendet e tjera kanë reflektuar menjëherë lëvizjet në bursat ndërkombëtare, ku nafta është zhvlerësuar me rreth 4% brenda javës.

Në listë, vendi jonë është në mesin e shteteve të pasura, si Hong Kong, Zvicër, Monako dhe lë pas vende të tjera, po të pasura.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria është e para për karburantet më të shtrenjta, me një diferencë të madhe me vendet e tjera, 30-80 lekë më shumë.

Çmimi i benzinës e ngjit Shqipërinë akoma më lartë, duke i rezervuar asaj vendin e 4-t në botë, pas Hong Kongut, Islandës dhe Monaco. Një litër benzinë në Shqipëri tregtohet në 197-198 lekë.

Në një artikull të mëhershëm, Gazetasi.al shkruante se rritja e çmimit të karburanteve, specifikisht naftës në Shqipëri mbetet e pajustifikueshme për sa kohë, dy faktorët që vendosin fatin e saj i ka kundër; çmimi në bursë dhe kursi i këmbimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat