19.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga makinat tek shtëpitë e bizneset/ Çfarë vidhet më shumë në Shqipëri

Nga makinat tek shtëpitë e bizneset/ Çfarë vidhet më shumë në Shqipëri

Çfarë vidhet më shumë në Shqipëri? Kjo është një pyetje që merr përgjigje të ndryshme në varësi edhe të zonave apo qyteteve. Por ato që dominojnë janë kryesisht biçikletat, skuterat, makinat, shtëpi e biznese…

Shpeshherë hajdutët janë raste të përsëritura dhe shumë profesionistë në kryerjen e këtyre krimeve duke mos lënë gjumë, e në raste të tjera janë vjedhje amatore që kapën shumë shpejt nga policia.

Shumica e vjedhjeve kryhen në vetëm pak minuta, nga një person i vetëm ose përgjithësisht nga grupe të vogla.

Në Durrës, Fushë-Krujë dhe Tiranë ndodhin më shumë vjedhje.

Vjedhja e makinave

38 makina u vodhën në të gjithë vendin gjatë 3 muajve të parë të 2023. Nga këto raste të denoncuara vetëm 20 prej tyre janë zbuluar nga policia, me autorët që në pjesën më të madhe kanë rezultuar persona me precedent penal.

Tirana dhe Shkodra janë qytetet ku janë raportuar se ka pasur më shumë vjedhje të automjeteve.

Zonat më të preferuara ku vidhen automjete janë ato ku ka mungesë të ndriçimit dhe kamerave të sigurisë. Megjithatë nuk janë të pakta rastet kur vjedhja e tyre kryhet në lagje të mirësurvejuara nga kamerat.

Më pas këto makina çmontohen për t’u shitur për pjese këmbimi, ose u dublikohen të dhënat.

Por shqetësim mbetet përdorimi i tyre nga grupet kriminale.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat