19.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPorche ndjek me shpejtësi BMW/ Aksident i trefishtë në mes të Tiranës

Porche ndjek me shpejtësi BMW/ Aksident i trefishtë në mes të Tiranës

Një mjet tip “Porche” është bërë shkak i një aksidenti të trefishtë ditën e sotme në kryeqytet.

Shoferi i makinës së sipërpërmendur ka ndjekur nga pas një automjet tip “BMW” dhe ka tentuar t’i zërë rrugën poshtë rrethit të Selitës që të çon te Pallati me Shigjeta.

Për t’u shmangur ndjekjes së “Porche”, “BMW” është përplasur me një mjet tjetër “Benz” që ndodhej para.

Në momentin që “BMW” tenton të largohet ka goditur edhe një motor.

Dy automjetet “Porche” dhe “BMW” janë larguar, por më pas janë ndaluar nga policia rrugore. Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat