2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeNevoja për novacione ekologjike, kërkohen skema nxitëse për të zhvilluar FinTech të...

Nevoja për novacione ekologjike, kërkohen skema nxitëse për të zhvilluar FinTech të gjelbër

Mbështetja e qeverisë luan një rol thelbësor në lehtësimin e zhvillimit të FinTech të gjelbër, sipas një studimi të realizuar për FinTech të gjelbër në pesë ekonomi të APEC (Bashkëpunimi Ekonomik Azi-Paqësor që përfshin 21 ekonomi, dhe që ndodhet me seli në Singapor).

Në një dokument pune, të titulluar “Eksplorimi i Ekosistemit të Gjelbër Fin Tech në Azi: Vështrime nga pesë ekonomi të APEC-ut”, thotë se ekspertët e industrisë nga pesë ekonomitë e APEC-ut, përkatësisht Hong Kongu, Indonezia, Koreja e Jugut, Singapori dhe Tajlanda, po u bëjnë thirrje politikëbërësve të krijojnë një mjedis të favorshëm për lulëzimin e FinTech të gjelbër. Sipas tyre, qeveritë mund të ndihmojnë duke ofruar skema nxitëse për start up-et që të zhvillohen në këtë fushë dhe të udhëheqin ndryshimin duke vendosur kuadro rregullatore të qëndrueshme.

Studimi sugjeron gjithashtu se institucionet financiare duhet të përqafojnë axhendën e qëndrueshme për të arritur një rezultat të trefishtë: fitimin, njerëzit dhe planetin. Ai thekson se duke pasur parasysh mjedisin konkurrues bankar aktual dhe mungesën globale të talenteve, institucionet financiare duhet të përdorin pozicionet e tyre unike në ekosistemin e biznesit për të zhvilluar më shumë talente të brendshme për qëndrueshmërinë për të promovuar axhendën e qëndrueshmërisë.

Qasja me katër drejtimet e nevojshme për të ndërtuar një ekosistem FinTech të gjelbër që funksionon mirë është: rritja e kërkesës për shërbime të gjelbra; rritja e ofertës së shërbimeve të gjelbërta; mobilizimin e burimeve; dhe forcimin e politikave.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat