13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNënshkruhen 6 memorandume/ Erdogan shpall planin 2 miliardë $ të shkëmbimeve tregtare...

Nënshkruhen 6 memorandume/ Erdogan shpall planin 2 miliardë $ të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë

Shqipëria dhe Turqia kanë konfirmuar nisjen e një etape të re bashkëpunimi strategjik.

Turqia shpall planin për të çuar në 2 miliardë dollarë volumin tregtar mes dy vendeve. Kjo u bë e ditur në konferencën e përbashkët për shtyp mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Aktualisht volumi tregtar mes dy vendeve ka arritur në 1 miliard dollarë, çka do të thotë se projekti është për dyfishimin e tyre.

Me përpjekjet e sektorit tonë privat, do ta arrijmë këtë shifër shumë shpejt. Turqia është një prej 5 investitorëve të huaj më të mëdhenj në Shqipëri, me 3.5 miliardë dollarë. Do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë reciproke për të rritur investimet”, tha ndër të tjera Erdogan.

Ndërkohë, kryeministri shqiptar vlerësoi ecurinë pozitive të deritanishme të investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, duke evidentuar se ka potencial edhe për më shumë.

“Jam shumë i kënaqur që vitin e shkuar përveçse Shqipëria arriti një numër rekord mbi 10 milionë turistë, numri i turistëve nga Turqia u rrit me 30 përqind. Shohim një potencial të madh edhe në këtë aspekt. Jam i sigurtë që ministri juaj i turizmit do të nxisë investimet në fushën e turizmit sepse Turqia ka krijuar një model ekselence dhe investimet turke janë të mirëpritura. Kemi arritur në 3.7 miliardë euro por siç e nënvizuat dhe ju potenciali është shumë më tepër. Për të mos folur për volumin tregtar që me çdo kusht duhet ta ngremë të paktën mbi 1 miliardë euro. Faleminderit shumë për lejet e drejtimit që i miratuat dhe shqiptarët do të mund të lëvizin lirisht me automjetet e tyre me lejet e drejtimit”.

Marrëveshje dhe Memorandume të firmosura në kuadër të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë

  1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
  2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
  3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
  4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
  5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
  6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat