13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNeglizhenca po u merr jetën, ulet mosha e të prekurave nga kanceri...

Neglizhenca po u merr jetën, ulet mosha e të prekurave nga kanceri i gjirit

Kanceri i gjirit po prek moshat e reja, në spitalin rajonal të Gjirokastrës janë raportuar si bartëse të tumorit  grupmosha mbi 40 vjec. Kjo kosiderohet shqetësuese për mjekët.

“Janë kryesisht grupmoshat 40-50 vjeç. Gra që kanë realizuar shtatëzani dy herë,” tha ai.

Në Gjirokastër vetëm gjatë vitit 2022 janë evidentuar 14 raste.  Mes tyre ka nga ato që fatkeqësiht e kanë  kapur në fazë të agravuar sëmundjen, thotë mjeku  imazherist Ermir Mahilaj.

“Nga këto 9 raste që janë gjetur nga shërbimi jonë, 7 raste janë definitive të rënda dhe dy raste janë në trajtim e sipër,” tha ai.

LEXO EDHE: Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat

Ndërgjegjësimimi për kontrolle të vazhdueshm  ka bërë që të ketë një shtim të mamografive të kryera.

“Ky fluks ka ardhur duke u rritur. Këtë vit janë diagnostikuar raste me kancer për herë të parë. Gra e nëna që janë diagnostifikuar këtu tek ne përbëjnë rreth 1-2% të gjithë ekzaminimeve,” tha ai.

Neglizhenca u ka marrë jetën shumë grave.

Reth 200 gra dhe vajza kanë humbur jetën në vendin tonë gjatë vitit 2021 nga kanceri i gjirit, ndërsa numri i rasteve të reja është mbi 700.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat