18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Java e Parasë"/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Është rritur niveli i...

“Java e Parasë”/ Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Është rritur niveli i edukimit financiar!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në ceremoninë e hapjes së “Javës së Parasë” është shprehur se, gjatë kësaj kohe ka pasur një rritje të nivelit të edukimit financiar.

Sejko shtoi gjithashtu se, është vënë re një përdorim i madh jo vetëm i llogarive bankare, por edhe i produkteve bankare.

Kemi një përdorim më të madh jo vetëm të llogarive bankare, por edhe të produkteve bankare. Java do të ketë shumë aktivitete. Edhe bankat e nivelit të dytë kanë një rol të rëndësishëm pasi jo vetëm bashkëpunojnë, por edhe kontribuojnë në rritjen e nivelit të edukimit. Sot po bëjmë hapjen e javës. Sot 70% e popullsisë ka një llogari bankare. Kjo është një shifër e mirë krahasuar me periudhat e mëparshme”, u shpreh ndër të tjera Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Çfarë është Java Globale e Parasë (GMW)?

Java Globale e Parasë (GMW) është një fushatë ndërgjegjësimit për paratë. Qëllimi i saj është të mësojmë fëmijët dhe të rinjtë rreth parave, kursimeve, krijimit të mjeteve të jetesës, punësimit dhe bërjes sipërmarrës përmes aktiviteteve argëtuese dhe interaktive.

Çdo vit ndërmerren veprime për të krijuar ndërgjegjësim, për të sfiduar politikat financiare të vjetruara dhe për t’u dhënë të rinjve mjetet dhe frymëzimin që u nevojiten për të formuar të ardhmen e tyre.

“GMW” zhvillohet çdo vit, gjatë muajit mars. Ngjarjet organizohen nga shkolla, universitete, ministri, institucione financiare, anëtarë të shoqërisë civile dhe të rinjtë në mbarë botën.

Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen tuaj” është tema zyrtare e Javës Globale të Parasë për vitin 2023.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat