8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë vitin 2023 kufiri i patatueshëm i pagave bëhet 50 mijë lekë,...

Në vitin 2023 kufiri i patatueshëm i pagave bëhet 50 mijë lekë, nga 40 mijë aktualisht

Vitin që vjen kufiri i patatueshëm i pagave do të bëhet 50 mijë lekë nga 40 mijë lekë që është aktualisht.

Kjo do të thotë se personat që kanë paga bruto 50 mijë lekë në muaj do të paguajnë 0 tatim. Ky kufi është 40 mijë lekë aktualisht.

Ministria e Financave përllogarit se, rritja e kufirit të patatueshën të pagës nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë do reduktojë të ardhurat në buxhet për rreth 1 miliardë lekë  në vit, por ndërkohë do rrisë të ardhurat e punëmarrësve me paga deri në 50 mijë lekë në muaj.

Nga kjo masë përfitojnë mbi 70 mijë punëmarrës të cilët janë në grupin e pagave nga 40 në 50 mijë lekë në muaj.

Si pjesë e ndryshimeve të ligjit të tatimit mbi të ardhurat, vitin që vjen do të futen në skemën e taksimit të të ardhurave personale të furnizuesve të shërbimeve si profesione të lira.

Ndryshimet eliminojnë edhe praktikat e transferimit brenda vendit të fitimit nga personat juridikë subjekt i tatimit mbi fitimin 15% tek personat fizikë të vetëpunësuar me shkallë tatimore 0 %, nëpërmjet faturimit të shërbimeve.

Tatimi për bizneset e vogla që ushtrojnë veprimtari në fushën e tregtisë, prodhimit, transportit, artizanatit etj, të organizuara si persona fizikë tregtarë, por edhe SHPK, dhe që realizojnë xhiro deri në 14 milionë lekë do jetë 0 % deri në fund të vitit 2029, tha Ibrahimi.

Rritja e kufirit të patatueshëm të pagës në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë u aplikua në mes të këtij viti.

Rritja e kufirit të patatueshëm të pagave ndihmon në rritjen e deklarimit real të pagave, pasi informaliteti është ende i lartë në këtë drejtim.

Rritja e deklarimeve, nga ana tjetër, do të ndihmonte qeverinë të arkëtonte më shumë të ardhura nga kontributet e sigurimeve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat