8.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë qarkullim dy viruse/ Gripi dhe Covid-19 shtojnë numrin e rasteve, ISHP:...

Në qarkullim dy viruse/ Gripi dhe Covid-19 shtojnë numrin e rasteve, ISHP: Në 1 javë, 74 raste të reja. Ende nuk keni “TeleShëndet”?

Në Shqipëri ka nisur qarkullimi i gripit dhe covid-19, duke shtuar numrin e të prekurve në javën e fundit të muajit nëntor.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik thanë për Gazetasi.al se simptomat e gripit dhe Covid-19 ngjasojnë por duket se gripi i tipit A është më agresiv në temperaturën e lartë dhe dhimbjen e trupit dhe fytit.

Por, sërish në të dyja rastet, mjekët rekomandojnë kryerjen e analizave të gjakut për të parë se cila është natyra e virusit.

Sipas raportit javor të ISHP, bazuar në të dhënat e survejancës që i referohen rasteve të paraqitura në qendrat shëndetësore dhe shtrimet në spital, mësohet se deri më tani situata epidemiologjike për Covid -19 dhe e Grip në vend vijon të ketë luhatje të rasteve me COVID 19.

Raste të konfirmuara Covid 19, gjatë javës së fundit janë 74 raste nga 57 raste javën e mëparshme.Kemi rritje të lehtë të incidencës në nivel 2.59 /100.000 banorë dhe % e pozitivitetit nga 5.0 në 5.6 / 100.000 banorë.

Incidencën më të lartë e ka grupmosha 75+ vjeç e ndjekur nga ajo 65-74 vjeç“, thuhet në raport.

Sipas ISHP, nga raportimet në nivel kombëtar, vetëm dy raste janë të hospitalizuar me Covid për javën e 47.

 

Sa herë flasim për viruse, të gjithë e dimë se një nga këshillat kryesore që marrim është shmangia nga grumbullimet e njerëzve, transporti publik dhe pritja para zyrës së mjekut.

Por si t’ja bëjmë?

Për këtë ka menduar SIGAL UNIQA duke sjellë shërbimin “TeleShëndet”.

Çfarë është “TeleShëndet”

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

Shërbimet që ofron “TeleShëndet” janë:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
  •  Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky I cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historic të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
  • Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në cdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;

Përveç këtyre, klientët e “TeleShëndet” ofrojnë edhe një sërë benefitesh të tjera si:

  • Check up 1 herë në vit
  • Vizitë okulisti falas
  • Xhama syzesh me zbritje
  • Vizitë Dentisti falas dhe higjenizim me zbritje 60%

Si shkarkohet “TeleShëndet”

Aplikacioni mund të shkarkohet lehtësisht në çdo celular, iPhone apo Android. Regjistroheni në pak minuta dhe 24 orët e para mund ta provoni falas shërbimin e mjekësisë moderne të sjellë nga SIGAL UNIQA.

Nëse mbeteni të kënaqur, mund ta blini ONLINE në teleshendet.al.

Pa harruar që, ky shërbim vlen edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Mjafton të keni akses në internet.

Për çdo pyetje, mund të shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

e-mail[email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat