17.5 C
Tirana
Thursday, April 30, 2026
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë prag të 1 Majit: Shoqata e Siguruesve apelon për sigurimet e...

Në prag të 1 Majit: Shoqata e Siguruesve apelon për sigurimet e aksidenteve në punë

Shoqata e Siguruesve, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, nëpërmjet një postimi publik në rrjetet e veta sociale për komunikim publik, vendosi theksin te rëndësia e sigurimit të punëtorëve nga aksidentet në punë.
“Siguria dhe mirëqenia e punonjësve përbëjnë një nga elementët më të rëndësishëm për çdo institucion apo biznes të qëndrueshëm. Në çdo sektor të ekonomisë, kapitali njerëzor mbetet aset kyç për funksionimin, zhvillimin dhe vazhdimësinë e aktivitetit”, shkruante mesazhi i Shoqatës.
Shoqata theksonte se aksidentet në vendin e punës mbeten një rrezik që mund të ndodhë në çdo moment dhe në çdo profesion. Pasojat e tyre mund të ndikojnë jo vetëm tek punonjësi, por edhe tek familja, aktiviteti i kompanisë dhe stabiliteti ekonomik i saj.
“Në këtë kontekst, sigurimi nga aksidentet për punonjësit përfaqëson një instrument të rëndësishëm mbrojtjeje dhe përgjegjshmërie sociale. Ky sigurim ofron mbështetje financiare në raste aksidentesh gjatë ushtrimit të aktivitetit profesional, duke kontribuar në reduktimin e pasojave ekonomike dhe në garantimin e një niveli më të lartë sigurie për punëmarrësit”, apelonte mesazhi publik i shpërndarë në rrjetin e tyre fejsbuk.
Sigurimi i punonjësve shihet një tregues i qartë i përkushtimit të institucioneve dhe bizneseve ndaj standardeve të sigurisë në punë.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat