19.5 C
Tirana
Tuesday, April 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike/ Rreziqet që i kanosen Shqipërisë gjatë vitit 2022, masat që...

Ndryshimet klimatike/ Rreziqet që i kanosen Shqipërisë gjatë vitit 2022, masat që duhen marrë

Viti 2021 ktheu këndvështrimin për ndryshimet klimatike nga një term abstrakt, që cilësohej si “mashtrim” apo “shaka”, në një alarm të kuq të shpallur për herë të parë nga Kombet e Bashkuara.

Shqipëria, e vetëcilësuar një “aktor” pa rol, duket se ende nuk e sheh veten të kërcënuar për aq kohë sa në nivel politikash ka një angazhim inekzistent.

Vendi ynë është vlerësuar si vendi më i rrezikuar nga disa prej llojeve të fatkeqësive, duke marrë në konsideratë disa faktorë:

  • pozicionin gjeografik,
  • lumenjtë e shkurtër që vërshojnë me kohë të shkurtër në Ultësirën Perëndimore, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme,
  • prerja e paligjshme e pyjeve në 30 vite,
  • shfrytëzimi barbar dhe pa kriter i shtretërve të lumenjve nga kompanitë e inerteve dhe ku qeveria s’ka vënë kurrë disiplinë për normën e shfrytëzimit.

Lexo edhe: Sigurimet e Pronës/ SIGAL UNIQA, kompania më e madhe dhe më e besuar në Shqipëri

Po kështu, cënimi i sipërfaqes së tokës nga ndërtimet pa leje, mosgarantimi i një rrjeti kullues duke nisur nga hidrovoret, te kanalet e ujërave të larta dhe të mesme, mbajtja pastër e rrjetit kullues të ujërave të larta dhe ujërave të mesme e kolektorët janë të tjera probleme.

Këto ndryshime prej vitesh po rëndojnë mbi supet e shqiptarëve që përmbyten çdo vit, me zjarre që përpijnë qetësisht hektarë të tërë pyjesh, thatësira të gjata e stuhi të forta.

Ndërsa tani ndryshimet klimatike po “kërcënojnë” tryezën e ushqimit. Rritja e çmimit të bukës, kafesë është vetëm fillimi.

Ekspertët vlerësojnë se bujqësia, blegtoria, peshkimi, turizmi e shumë të tjerë do të vuajnë pasojat e ndryshimeve.

Rritja e intensitetit të reshjeve është një nga arsyet se pse përmbytjet janë një nga fatkeqësitë natyrore me të cilat vendi ynë është përballur dhe do të përballet më shpesh.

 Indeksi Botëror: Shqipëria, më e rrezikuara në Europë

Shqipëria është vendi më i rrezikuar në Europë nga katastrofat natyrore. Zhvillimet e dekadave të fundit, e sidomos ndryshimet klimatike kanë prekur drejtpërdrejt vendin tonë, duke e futur në rrethin e kuq të riskut.

Indeksi Botëror i Rrezikut i vendos vendit tonë koeficientin e riskut 8.46, ndërsa mesatarja për gjithë Europën arrin në 5.2. Edhe sipas një studimi të Bankës Botërore, gjatë periudhës 1995–2015, një mesatare prej 30,000 njerëz u prekën çdo vit nga katastrofat natyrore në vendin tonë.

Po sipas këtij studimi, më shumë se 95% e bashkive u prekën nga të paktën një katastrofë.

“Kostoja ekonomike e katastrofave mund të rritet më tej si rezultat i rritjes së ekonomisë. Ndryshimi i klimës mund të shtoje më tej frekuencën e fatkeqësive të lidhura me motin, të tilla si përmbytjet dhe stuhitë”, deklaron Banka Botërore.

Shqipëria është përfshirë prej fundit të korrikut nga një valë zjarresh në gjithë territorin, ndërsa po rikuperon pasojat e rënda të tërmetit të nëntorit 2019 me magnitudë 6.4 ballë, që shkaktoi 51 viktima dhe preku direkt apo indirekt 200 mijë persona.

Tërmetet – Shoqëritë e Sigurimeve apel qytetarëve për Sigurimin e Pronës dhe Jetës

Shqipëria mbetet një zonë me aktivitet sizmik të ndjeshëm, e kjo është vërtetuar edhe nga lëkundjet e fuqishme që janë regjistruar vitet e fundit.

Pas më shumë se dy vitesh nga tërmetet e 2019-ës, ringritja nga pasojat që la pas vijojnë ende. Tërmeti nuk kaloi pa dëme qoftë në njerëz apo edhe në banesa e biznese.

E njëjta problematikë natyrore ka gjasë që të përsëritet sërish, ndaj lind nevoja që jeta, shëndeti juaj, por edhe pronat si banesat dhe bizneset të jenë të siguruara për rastet e katastrofave natyrore.

Kompanitë në tregun e sigurimeve në Shqipëri, kanë dëmshpërblyer qytetarët e prekur nga dy tërmetet e vititi 2019 dhe do të paguanin më tepër nëse do të kishte më shumë prona të siguruara. Gjatë kësaj kohe u rrit edhe interesi për sigurimin me vlerën reale të pronës, gjë që bëri që qytetarët të orientohen drejt sigurimit të banesave apo bizneseve të tyre.

Në fakt vetë qenia njerëzore e ka në ndërtimin e vet që të harrojë një ngjarje pasi ajo kalon. E njëjta gjë ndodh edhe me fatkeqësitë natyrore, në këtë rast tërmetet. Pasi gjithçka qetësohet, qetësohemi edhe ne me shpresën dhe besimin që nuk do të përsëritet më. Por fakti që potenciali i këtyre fatkeqësive për të shkatërruar çdo gjë që i del përpara, i bën ato më misterioze, rrit nevojën për të lëvizur më shumë në sigurimin pronës dhe jetës.

Sigurimi nga përmbytjet

Shpesh, mbulimi që ju do të konsideroni për të blerë do të varet më së shumti nga vendi ku ju jetoni. Disa zona të caktuara gjeografike paraqesin një rrezik më të lartë sesa për disa të tjera si stuhitë, tornadot, tufani, lëndët e djegshme apo përmbytjet. Nëse ju jetoni në një zonë që është vulnerabile dhe e ekspozuar ndaj përmbytjeve, juve do t’ju duhet që të siguroheni nga përmbytjet. Megjithëse mund të tingëllojnë si të njohura, mos ngatërroni policën e sigurimit nga katastrofat me një policë sigurimi katastrofik. Kjo e fundit është një lloj sigurimi shëndetësor, shpesh të referuar si plani i shëndetit në rast katastrofash, i dizenjuar për të ndihmuar në pagesën e urgjencave mjekësore madhore, të aksidenteve ose të sëmundjeve. Sigurimi nga katastrofat përkundrejt sigurimit nga rreziqet.

Sigurimi nga katastrofat shpesh mbivendoset me atë së cilës i referohemi si sigurimi nga rreziqet natyrore. Megjithatë, sigurimi nga rreziqet zakonisht reflekton proverbën ngjarjet që janë “vepër e Zotit”: shpërthimet vullkanike, rrufetë, tornadot, tërmetet, përmbytjet, rreshqitjet e tokes, zjarret ne pyje etj.

Sigurimi nga rreziqet mund t’i referohet gjithashtu një seksioni të një police të përgjithshme sigurimi që i mbulon këto gjëra. Në të kundërt, sigurimi nga katastrofat i referohet më shumë një mbulimi shumë më të madh, duke aplikuar edhe fatqeqësitë e shkaktuara nga njeriu (p.sh., si zjarri) si edhe ato natyrore. Ky sigurim ka tendencë që t’i referohet gjithashtu edhe një police të veçantë e cila është e ndarë nga sigurimi i zakonshëm i shtëpisë.

Bujqësisë i rriten kostot, ulet prodhueshmëria, më shumë importe

Ndryshimet klimatike pritet të ndikojnë një sërë sektorësh, ku një prej tyre dhe ndër më të rëndësishmit është bujqësia.

Agim Rrapaj, nga Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar, shprehet se toka dhe uji, dy nga pasuritë bazë që mund të ketë një vend, po vuajnë si efektet e ndryshimeve klimatike ashtu edhe politikat e gabuara.

Kapacitet njerëzore

E fundit dhe çfarë është kryesorja lidhet me kapacitetet njerëzore dhe teknike për reagimin, që qeveria nuk i ka plotësuar kurrë, qoftë për zjarret dhe përmbytjet.

Forcat tona nuk janë përgatitur për operacione të tilla me rrezik të lartë sepse nuk kane mjetet e mjaftueshme per keto operacione. Kjo ishte dhe arsyeja pse flota shqiptare, në kulmin e zjarreve këtë verë, nuk bëri fluturime për fikjen.

Vetëm helikopterët e ardhur nga mekanizmi europian për të ndihmuar Shqipërinë dhe ato të një kompanie private fluturuan në atë kohë në Shqipëri. Vendi ynë nuk është përgatitur për operacionet e fikjes së zjarrit nga ajri.

Lexo edheSigurimet në bujqësi, minimaliste – Hajdarmataj apel fermerëve: Garantoni mundin tuaj

Fatkeqësitë natyrore/ Viti 2021, rekord pagesash nga kompanitë e sigurimeve në Gjermani

Viti 2021 ishte më i kushtueshmi për fatkeqësitë natyrore në historinë e Gjermanisë, të paktën për sa i përket pagesave të dëmeve nga kompanitë e sigurimeve.

Siguruesit gjermanë kanë paguar shuma rekord gjatë vitit 2021 pas humbjeve të larta të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Kostoja e përmbytjeve, stuhive dhe fatkeqësive të tjera natyrore çoi në pagesa prej rreth 12.5 miliardë eurosh për banesat e siguruara, bizneset, automjetet dhe mallrave të ndryshme, sipas Shoqatës Gjermane të Sigurimeve (GDV).

Pjesa më e madhe e kësaj shifre, 8.2 miliardë euro, erdhi nga përmbytjet e korrikut që shkatërruan zona të shumta në landet e Rheinland-Pfalz dhe North Rhine-Westfalia dhe ku vranë më shumë se 180 njerëz.

Këto e bënë vitin 2021 “vitin më të shtrenjtë të rrezikut natyror që nga fillimi i statistikave në fillim të viteve 1970”, shprehet CEO i GDV, Jörg Asmussen.

Ndryshimet klimatike paralajmërojnë fatkeqësi të tjera

Falë ndryshimeve klimatike, studiuesit parashikojnë që humbjet nga përmbytjet, breshëri apo stuhitë e forta të shtohen në vende si Gjermania gjatë viteve të ardhshme.

Gjigandi i sigurimeve “Swiss Re” vlerësoi në fillim të këtij muaji se fatkeqësitë natyrore kishin shkaktuar në rang global 105 miliardë dollarë dëme me urginin Ida në SHBA që kushtoi 30-32 miliardë dollarë.

Gjithashtu organizata e bamirësisë në Mbretërinë e Bashkuar “Christian Aid” vlerësoi se 10 fatkeqësitë më të shtrenjta të motit shkaktuan më shumë se 170 miliardë dollarë dëme në 2021 – 20 miliardë dollarë më shumë se një vit më parë.

Ngjarjet më të shtrenjta përfshinin uraganin Ida, përmbytjet në Gjermani dhe Belgjikë (të cilat vlerësohen në 43 miliardë dollarë humbje), stuhitë e dimrit në Teksas, përmbytjet në provincën Henan të Kinës, përmbytjet në Kanada, ngricat e vonë të pranverës në Francë dhe një ciklon në Indi dhe Bangladeshi.

Përmbytjet e Korrikut shkaktuan një debat public në Gjermani lidhur me sigurimin e detyrueshëm për rreziqet natyrore si dhe kufizimet për ndërtimin në zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Çfarë masash mund të merren për të avancuar në këtë drejtim sa i takon reagimit në raste të fatkeqësish?

Së pari, duke nisur nga puna për të hartuar një strategji të mbrojtjes civile.

Së dyti, duhet të ngrihen struktura dhe kapacitete teknike për disa lloj fatkeqësish si tërmete, përmbytje, vërshime lumenjsh, rrëshqitje.

Pool-et në sigurime

Aftësia për të ndarë me efiçiencë rreziqet nga katastrofat natyrore dhe pandemitë dhe peshën e tyre në një ekonomi është thelbësore për mirëqenien dhe rritjen e ekonomisë.

Një ekonomi e shëndetshme sot në të gjithë botën nuk mund të imagjinohet pa industrinë e sigurimeve, që ndryshe konsiderohet edhe shtylla e katër e ekonomisë së një vendi.

Rritja e shpeshtësisë së katastrofave natyrore dhe të eventeve të tjera, duke përfshirë edhe krizat shëndetësore në dekadën e fundit kanë ngritur nga njëra anë pyetjet lidhur me kufijtë e sigurimeve dhe nga ana tjetër rëndësinë dhe domosdoshmërinë e ndërveprimit dhe bashkëpunimit të insitucioneve publike me tregjet e sigurimeve që sigurojnë dhe ndajnë këto rreziqe.

Dukuri natyrore të tilla si tërmetet, përmbytjet, cunamet apo shpërthimet bërthamore lindën nevojën për “pool-e” në sigurime.

Por çfarë është një “pool” në industrinë e sigurimeve?

Si mund të ndërveprojë shteti me kompanitë e sigurimeve për tu mbrojtur financiarisht nga ngjarje me dëme të mëdha, siç ishin tërmetet që prekën vendin tonë në vitin 2019?

‘Pool-et’ e sigurimit janë një mënyrë për të ofruar sigurim dhe mbulim me sigurim për rreziqe me një profil tejet të lartë.

Në shumë situata ekstreme vetëm kompanitë e sigurimit nuk mund të përballojnë ndërmarrjen e rreziqeve me profil shumë të lartë, por ato mblidhen së bashku për të krijuar një ‘pool’ sigurimi me asete të përbashkëta me kompani dhe partnerët të tjerë shtetërorë dhe privat për të përballuar shtrirjen e një mbulimi të tillë.

Shpesh ‘pool-et’ në sigurime përdoren si një metodë për ofrimin e sigurimeve ndaj njerëzve të cilët nuk kanë mundësi për të blerë sigurime.

Në disa raste, një ‘pool’ sigurimi ngrihet me mandat qeveritar për të krijuar një burim që do të lejojë individët apo ngjarjet më rrezik të lartë që të kenë akses në sigurim.

Ky do të ishte edhe rasti i Shqipërisë, ku shteti të bashkëpunonte me kompanitë e sigurimeve për të krijuar një ‘pool’ sigurimesh për katastrafat natyrore si tërmetet, përmbytjet, zjarret etj për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë akses në sigurime, që të jenë të mbuluar financiarisht, dhe nga ana tjetër edhe të krijonte një lehtësi për buxhetin e shtetit, sepse dëme të përmasave të mëdha janë të papërballueshme vetëm nga shteti. Edhe nese shteti do te marre kredi ne tregun nderkombetar bankar, kostoja per pagesen e kesaj kredie do ti ngarkohet qytetareve nga taksat lokale.

Përfitimet e ‘pool-eve’?

–    ‘Mobilizojnë kapacitetet dhe asetet financiare të partnerëve të ndryshëm për ti vënë në dispozicion të mbulimit të një ngjarje madhore; Mbulimi shkon deri ne 2,000,000,000 EUR per ngjarje dhe nje mbulim I tille eshte mese I mjaftueshem per Shqiperine.

–    Ofrojnë një ekspertizë teknike dhe dije shumë më të konsoliduar, sepse në të marrin pjesë ekspertë të shumë kompanive, me dije dhe eksperienca të ndryshme.

–    Ofrojnë zgjidhjet e sigurimeve dhe të mbrojtjeve për rreziqe specifike, të cila në kushte normale nuk mund të mbulohen vetëm nga një ose dy kompani;

–    Mundësojnë rregullimin e tregut, duke shmangur monopolin dhe disbalancat e krijuara si pasojë e ‘luftës’ për treg të kompanive;

–    Ofrojne prime me te uleta ne rastin e sigurimit te plote te pronave te te gjithe qytetareve.

Çfarë ndodh në botë?

Në botë, autoritetet publike janë në favor të këtyre llojeve mbulimesh për të mbrojtur njerëzit nga humbjet kolosale për shkak të katastrofave natyrore, dhe të eventeve të tjera madhore dhe për të reduktuar presionin mbi buxhetin e shtetit. Franca, Turqia, Irani, Australia, Algjeria, një pjesë e madhe e shteteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shembuj që tregojnë se si janë bashkuar kapacitetet dhe asetet për të krijuar një ‘pool’ për mbulimin e rreziqeve që i përkasin katastrofave natyrore.

Në këtë aspekt, shteti mund të ndërhyjë qoftë në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë nëpërmjet një risiguruesi kombëtar apo një organizmi të dedikuar, apo drejtëpërdrejtë duke ofruar një garanci për ‘pool-in’ apo një kapacitet shtesë përveç asaj të mobilizuar nga vetë ‘pool-i’.

Shembujt e ‘pool-eve’ për katastrofat natyrore

Pool-i Francez

Ky sistem i ofron të gjithë të siguruarve mbrojtje kundër katastrofave natyrore. Që kjo garanci të jetë efektive, duhet të deklarohet gjendja e katastrofës natyrore me një dekret ndërministror. Skema e ngritur është një sistem reciprociteti: çdo kush që ka marrë në sigurim një pronë, ndërprerje biznesi apo policë për sigurimin motorrik kërkohet që të paguajë kontribute edhe nëse ai person nuk është i ekspozuar. Mbulimi financohet nga një prim shtesë, si një tarifë standarte, mbi politikat e  sigurimeve motorrike, si edhe në policat e sigurimit të pasurisë.

Pool-i Algjerian

Në Algjeri, sigurimi nga katastrofat natyrore ka qenë i detyrueshëm që nga 1 shtatori 2004. Mbulohen katër evente: tërmetet, përmbytjet, stuhitë dhe rrëshqitjet e dheut. Shteti duhet të deklarojë situatën e katastrofave natyrore. Garancia i shpërndahet të gjithë siguruesve në treg, të cilët zbatojnë një tarifë të zakonshme.

Pool-i Turk 

Ndryshe nga ‘pool-et’ franceze dhe algjeriane, ‘pool’ turk mbulon vetëm rreziqet nga tërmetet. Ky mbulim i detyrueshëm është vënë në jetë që nga viti 2000. Ky ‘pool’ drejtohet nga Eureko. Shumat e mbuluara janë të kufizuara në 50,220 USD për banesat. Shumat mbi 50,220 USD mund të merren në sigurim nga siguruesit mbi baza vullnetare. Tarifat përcaktohen sipas shtrirjes së ekspozimit ndaj rreziqeve.

Pool-i amerikan

Banorët në shtetin e Kalifornisë në SHBA shpesh blejnë sigurimin e tërmetit nëpërmjet një ‘pool-i’ sigurimesh sepse sigurimi i shtëpisë në Kaliforni mund të përjashtojë në mënyrë specifike tërmetet nga rreziqet e emërtuara në policat e sigurimit.

Banorët që janë të ekspozuar nga stuhitë, tornadot apo uraganët në Amerikën Jugore mund të përfitojnë nga ‘pool-et’ e sigurimeve për të aksesuar sigurimin sepse policat e tyre të sigurimit të shtëpisë nuk i mbulojnë këto rreziqe.

Çfarë ofron SIGAL UNIQA Group AUSTRIA?

Zgjidh paketën e sigurimit që të përshtatet më shumë dhe sigurohu nga zjarri, tërmetet, përmbytjet:

Sigurimi i Pronës

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

Sigurimi i Përgjegjësive

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/

Sigurimi i Garancive

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-garancive/

Sigurimet Inxhinierike

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-inxhinjerike/

Sigurimet Financiare

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-financiare-sigurimi-i-bankave/

Sigurimi i pronës private dhe ndërprerja e biznesit

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-prones-dhe-biznesit/

Sigurimet e Bujqësisë dhe Blegtorisë

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimet-e-bujqesise-dhe-blegtorise/

MOS HARRONI! Gjatë vitit 2021 SIGAL UNIQA Group Austria rezulton sërish kompania më e madhe dhe e besuar e sigurimeve në Shqipëri me shifrën më të lartë të dëmeve të paguara te klientët e saj.

/Sigurime.Online

Lexo edhe: Eksperti: Shqipëria, vend me veprimtari të theksuar sizmike; Sigurimi i Pronës në SIGAL duke nisur nga 0.5 euro për m2

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat