20.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshime në skemën e Sigurimeve Shoqërore, Vendimi i Qeverisë/ Kush përjashtohet nga...

Ndryshime në skemën e Sigurimeve Shoqërore, Vendimi i Qeverisë/ Kush përjashtohet nga detyrimi për të paguar kontributet

Të gjithë personat që kanë mbushur moshën e pensionit dhe vijojnë të punojnë të regjistruar si të vetëpunësuar nuk do të paguajnë më sigurime shoqërore.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Sipas ndryshimeve: “Përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore përfituesit e pensionit të pleqërisë, që vetëpunësohen si të vetëm në sektorin privat”

Një tjetër ndryshim sanksionon që “Përfituesve të pensionit të pleqërisë, të cilët, ndërkohë që tërheqin këstin mujor të pensionit janë të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat, nuk u njihet periudha e punësimit si periudhë sigurimi, për efekte përfitimi nga ky lig”.

Sipas të dhënave nga INSTAT janë rreth 16% e personave mbi 65 vjeç, të cilët raportohen që vazhdojnë dhe punojnë.

Ligji ka sjellë ndryshime dhe për sektorin e teknologjisë së informacionit: “Personat e punësuar, me profesion në fushën e teknologjisë së informacionit (IT) dhe të regjistruar në subjektet me aktivitet kryesor në fushën e teknologjisë së informacionit, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas ligjit nr.58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore”, të miratuara sipas legjislacionit në fuqi, për këtë kategori paguajnë kontributet e sigurimeve shoqërore në nivelin e pagës minimale mujore në shkallë vendi, me miratimin paraprak të punëmarrësit, të evidentuar në kontratën e punës, pavarësisht pagës bruto të deklaruar.”.

Sipas një tjetër ndryshimi, po në të njëjtin ligj: “Pas datës 1.4.2023, paga maksimale, për efekt kontributi, rritet me të njëjtën masë dhe në të njëjtën kohë me masën që rritet paga minimale në shkallë vendi.”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat